LG prezantoi telefonin inteligjent V20, adreson problemet e G5

Publikuar më: 07-09-2016

IMG_7069-1440x960Ditën e sotme LG hodhi dritë mbi telefonin e dytë të rangut të lartë për 2016-tën: LG V20. Ky telefon vjen për të pasuar LG V10 të vitit të kaluar. Hardueri është po ai që mund të prisni nga një telefon i këtij rangu: Snapdragon 820, 4GB RAM, 3,200 mAh bateri, ekran 5.7 inç dhe rezolucion 2560×1440 LCD.

Karakteristika e cila bie në sy menjëherë është ekrani dytësor i cili qëndron gjithnjë aktivë i pozicionuar mbi ekranin kryesor. Që aty përdoruesit mund të hapin aplikacione, të kontrollojnë muzikën dhe të marrin njoftime nga kalendari.

IMG_7064-1440x960

Me V20, LG ka bërë hapa të shumtë përpara duke zgjidhur problemet kryesore të telefonit të fundit, LG G5. Sistemi modular është hequr së bashku me cilësinë e dobët të materialeve që e karakterizonin. Po ashtu janë larguar skajet e mprehta dhe dizajnet jo proporcionale por duke ruajtur baterinë e zëvendësueshme dhe mbështetjen për kartat, microSD.

V20 është një ndër telefonët e rallë që ofron diçka të tillë. Patjetër që do të ndieni mungesën e trupit metalik të unifikuar por me këtë telefon është një sakrificë e vlejtur. Telefoni përbëhet nga materiale ndërtimi prej alumini duke zëvendësuar plastikën me pamje prej alumini në G5. Duar tuaja do e ndjejnë menjëherë metalin sapo të prekni V20.

IMG_7072-1440x960Mekanizimi i montimit të kapakut të pasëm funksionon fare mirë ndërsa një numër konektorësh rrethojnë telefonin përgjatë perimetrit të tij. Kapaku i pasëm ka një buton të dedikuar heqjeje.

V20 ngjason së tepërmi me LG G5. Kapakët e pasëm zihen nga dy kamera, një 16 megapiksel me kënd 75 gradë dhe tjetra 8 megapiksel me kënd 135 gradë. Kamera frontale ka një sensor 5 megapiksel me dy kënde, 83 dhe 120 gradë.

Duke u kthyer në pjesën e pasme në dy anët e lenteve gjenden sensor të sistemit të autofokusit me lazer. Poshtë kamerës është një buton fizik ndezjeje i cili sillet edhe si skaner i shenjave të gishtërinjve.

IMG_7082-1440x960LG premton cilësi të lartë audio me një teknologji të cilën kompania e quan 32-bit Hi-Fi Quad DAC. Sipas kompanisë me përdorimin e kufjeve të përshtatshme, zhurmat e ambientit reduktohen deri në 50%.

Së fundi, Google dhe LG bien dakord në një gjë: LG V20 është telefoni i parë i ri i cili vjen me Android 7.0 Nougat. Natyrisht LG ka aplikuar tonet e saja të modifikimit në Android por teknikisht qëndrim i mësipërm është i vërtetë. Lidhur me programin e përditësimeve mujore të sigurisë LG nuk ka diçka konkrete. Madje pjesë e këtij misteri është edhe çmimi. Ajo që dimë është se telefon del në shitje këtë muaj në tre katër ngjyra: Zezë, Gri, Argjendtë dhe Pink. (PCWorld Albanian)

LG prezantoi telefonin inteligjent V20, adreson problemet e G5
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)