LG prezantoi telefonin inteligjent me dy ekrane V10 dhe orën e parë inteligjente 4G

Publikuar më: 02-10-2015

lg-resized-v10-02-100618576-largeLG pati një javë spektakolare. Jo vetëm që u zbulua si prodhuesi një prej smartfonëve Nexus por pati shansin edhe të shfaqte disa nga produktet e saj më të fundit.

Bëhet fjalë për smartfonin LG V10 dhe edicionin e dytë të orës inteligjente Watch Urbane. I pari ka të instaluar sistemin operativ Android dhe veçantia qëndron tek një ekran dytësor. E dyta është ora e parë inteligjente e kompanisë bazuar në Android Wear dhe paisur me valë celulare.

Një telefon i cili në qëndër të vëmendjes ka kreativitetin

Duke e gjykuar nga pamja e jashtme, menjëherë do të mendoni se kemi të bëjmë me një produkt tjetër. Por në brendësi është pothuaj si çdo telefon tjetër Android: Proçesor Snapdragon 808, ekran 5.7 inç, 4GB RAM dhe bateri 3,000 mAh.

Nga pamja e jashtme menjëherë bie në sy ekrani dytësor i cili shtrihet sipër ekranit 5.7 inç. Është një ekran ndërtuar për ofruar informacion specifik si motin, orën dhe jetëgjatësinë e baterisë. Kur ekrani parësor është aktiv, ekrani dytësor do të shërbejë si një panel lançimi të aplikacioneve.lg-resized-v10-second-screen-100618575-medium

Por suprizat nuk mbarojnë këtu. V10 ka dy kamera në pjesën frontale. Ajo çfarë bëri LG me dy kamera në pjesën frontale ishte zgjerimi i këndit të realizimit të fotove. Me fjalë të tjera nuk implementoi një kamër me lente të gjërë por dy kamera të afta të realizojnë imazhe selfie me kënd nga 80 deri në 120 gradë.

E fundit, V10 ofron kontroll të plotë mbi funksionalitet e kamerës. Manualisht përdoruesit mund të përcaktojnë shpejtësinë e realizimit, ISO-në, balancën e dritës dhe fokusin edhe gjatë realizimit të videove.

Një orë inteligjente i një dimensioni tjetër

Një nga shqetësimet më të mëdha të prodhuesve lidhur me orët inteligjente ka qenë jetëgjatësia e baterisë. Ndërsa shqetësimi më i madh ka qenë jetëgjatësia e baterisë së një ore inteligjente me valë celulare.

Edicioni i dytë i LG Watch Urbane është një përmirësim i origjinalit dhe më rëndësishmja, ora e parë inteligjente bazuar në Android Wear që përmban valë celulare. Kjo orë ofron akses në rrjetet 3G, 4G, Wi-Fi dhe Bluetooth.lg-resized-watch-urbane-2nd-edition-01-100618574-large

Në brendësi do të gjeni pothuajse atë harduerin standart të një ore inteligjente: ekran 1.38 inç P-OLED, proçesor Snapdragon 400, 4GB memorje të brendshme dhe 768 MB RAM.

Edhe bateria është përmirësuar duke arritur një kapacitet prej 570 mAh. Ky përmirësim padyshim është nxitur nga përfshirja e valëve celulare. (PCWorld Albanian)

LG prezantoi telefonin inteligjent me dy ekrane V10 dhe orën e parë inteligjente 4G
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)