LG prezantoi tabletin G Pad II 10.1. Sjell përmirësime të ndjeshme mbi paraardhësin

Publikuar më: 24-08-2015

lg-g-pad-ii-100609522-largeEdhe pse tregu i tabletëve nuk po premton po ta shohim në vija afatgjata, prodhuesit nuk po heqin dorë nga kjo kategori produktesh elektronike. LG-ja do të prezantojë më të mirën e linjës G Pad në evenimentin e IFA që do të mbahet javen e ardhshme në Berlin.

Por tableti më i fundit i LG-së quhet G Pad II 10.1 i cili është më i fuqishëm ka ekran më të mirë se paraardhësi dhe bateri më të vogël.

Në brendësi gjendet proçesori Snapdragon 800 me katër bërthama me frekuencë 2.26 Ghz. Ekrani ka rezolucion 1920 x 1200 piksel. Këto janë hapa të mëdha krahasuar me versionin e parë dhe origjinal G Pad 10.1 i cili kishte proçesor Snapdragon 400 dhe rezolucion ekrani 1280 x 800.

G Pad II gjithashtu ka 2GB RAM shoqëruar nga 16GB memorje e brendshme e cila mund të zgjerohet përmes kartave microSD. Kamera e pasme ka sensor 5 Megapiksel ndërsa frontalja 2 megapiksel.

Tablet mund të përdoret edhe për leximi e librave elektronikë me karakteristika si “Reader Mode” (Modalitet leximi i thjeshtuar). Për nga softueri, tableti ka të instaluar aplikacione Microsoft Office dhe ofron 100 GB hapësirë në OneDrive për 2 vite. (PCWorld Albanian)

LG prezantoi tabletin G Pad II 10.1. Sjell përmirësime të ndjeshme mbi paraardhësin
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)