LG G5: Një koncept i ri, një telefon modular

Publikuar më: 21-02-2016

lgg5_0995-100645925-large.idgeLG kërkon të bëjë diferencën krahasuar me konkurrentët një mision që filloi me Lg G4 vitin e kaluar por që dështoi. Këtë vit një koncept i ri i LG-së mund të shkruajë historinë nga fillimi.

Ditën e sotme LG prezantoi telefonin inteligjent më të fundit dhe njëkohësisht dhe më të mirën që ofron prodhuesi korean një ditë nga starti zyrtar i Kongresit Mobil Botëror. Për LG-në ky telefon nuk duhet të jetë thjeshtë një gjeneratë e re por përkundër kërkon që tek konsumatori të krijojë përshtypje e një paisjeje krejt tjetër.

LG G5 fuqizohet nga Snpadragon 820 shoqëruar nga 4GB RAM. Përmban një bateri me kapacitet 2,800 mAh dhe 32 GB memorje të brendshme. Një ndër risitë që spikat me këtë version është pikërisht kamera e dyfishtë një filozofi kjo e adoptuar më parë nga HTC-ja.

lgg5_0980-100645921-large.idge

Kamera e dyfishtë karakterizohet nga dy sensorë: parësore 16 megapiksel dhe sekondare 8 megapiksel me kënd të gjërë. Gjithashtu kamera frontale ka një sensor 8 megapiksel.

LG G5 sjell mbështetjen për ngarkimin wireless dhe teknologjinë e ngarkimit të shpejtë të Qualcomm.

Në aspektin e dizajnit, kompania është distancuar nga materialet prej plastike të vitit të shkuar për të adoptuar qasjen e dizajnit metalik prej alumini. Telefoni është më i hollë dhe pak më i vogël se paraardhësi kjo falë ekrani 5.3 inç Quad HD.

lgg5_0986-100645922-large.idge

Dhe mbase fakti më interesant rreth këtij telefoni është dizajni modular. Po, Lg G5 përmban module të zëvendësueshme. Por si funksionon? Një buton i vogël në të majtë të telefonit liron modulin fundor i cili bart edhe baterinë më vehte. Me këtë koncept, LG, ka zgjidhur problemin e baterive të zëvendësueshme tek telefonët me dizajn premium dhe trup të unifikuar, një problem ky që e ndoqi gjatë gjithë vitit të kaluar Galaxy S6-tën.

lgg5_1015-100645933-large.idgePikërisht këto module zgjerojnë funksionalitetet e telefonit. Krahas modulit standart ekzitojnë edhe dy të tjerë: Moduli Cam Plus përshtatur për realizimin e fotove që bart një bateri ekstra me kapacitetet 1,200 mAh dhe modulu Hi-Fi ndërtuar për adhuruesit e lojërave duke shtuar cilësinë audio në standartin 32Bit Hight Definition.

lgg5_1012-100645932-large.idge

LG G5 solli edhe një ndërfaqe të re të Android-it. Sipas kompanisë ndërfaqet e ofruar në G3 dhe G4 ishin komplekse dhe ky version i ri përfaqësonte përpjekjet e kompanisë për ta thjeshtuar ndërsa verdikti u takon konsumatorëve.

LG nuk zbuloi çmimin e telefonit e as moduleve shoqëruese po tha që G5 del në shitje në muajin Prill. (PCWorld Albanian)

lgg5_0997-100645926-large.idge

LG G5: Një koncept i ri, një telefon modular
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)