LG mban një eveniment më 1 Tetor: Një smartfon i ri?

Publikuar më: 16-09-2015

lgoctoberKëto dy javë në vijim, do të jenë goxha të ngarkuara për gjigandin e elektronikës koreane, LG. Kompania ka filluar të shpërndajë ftesa për eventin e datës 1 Tetor që do të zhvillohet në New York. Ky eveniment i LG vjen vetëm një javë para atij të Microsoft që do të mbahet në datën 8 tetor, gjithashtu pak ditë pasi Google pritet të prezantojë pajisjet e reja të linjës Nexus.

Por çfarë mund të ketë rezervuar LG për ne në 1 tetor? Ajo që presim, është një smartfon i njohur ndryshe si V10. Deri më tani mund të themi se kompania ka eksperimentuar me stile të ndryshme dizajni, si smartfonët që përkulen apo ekranët e lakuar ndërkohë që kërkon të diferencohet nga ‘turma’.

Para disa muaj, LG solli në treg smartfonin e nivelit të lartë G4. Ajo që mund të themi, është se shitjet e smartfonëve janë ulur muajt e fundit, vetëm Apple ka qëndruar rezistente në treg, ndaj LG duhet të përpiqet shumë në smartfonin e ardhshëm në mënyrë që të tërheqë interesin e përdoruesve, sidomos tani që tregun po e pushtojnë modelet e reja të iPhone. (PC World Albanian)

LG mban një eveniment më 1 Tetor: Një smartfon i ri?
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)