LG lançoi një adapter të ngarkimit wireless me fuqi 15 vat

Publikuar më: 13-10-2016

lgi_wireless_pad-796x531Ngarkimi me wireless është një teknologji pak problematike. Është diçka që është bukur ta kesh, por nuk shikohet si diçka e nevojshme.

Ndoshta një nga arsyet më të mëdha për këtë është fakti se janë më të ngadaltë se lidhjet tradicionale me kabllo. Divizioni Innoteck i gjigandit të teknologjisë LG, në Korenë e Jugut, mendon se e ka një zgjidhje për këtë.

Ato sapo prezantuan adapterin e parë në botë të ngarkimit wireless me fuqi me 15 watt, i cili do të debutojë në fund të këtij muaji.  Ky produkt do të ngarkojë pajisjet deri në 3 herë më shpejtë se brezi i tanishëm i adapterave të ngarkimit prej 5 watt. Sipas LG, ai do ta ngarkojë një smartphone deri në 50% brenda 30 minutave.

Adapteri i LG është i përshtatshëm me pajisjet ekzistuese të ngarkimit me wireless. Sipas kompanisë, produkti ka një teknologjie cila parandalon mbinxehjen ndërkohë që telefoni po ngarkohet. Kjo, thotë kompania, zvogëlon rrezikun e dëmtimit të baterisë të telefonit, ose edhe të shpërthimi të saj.

Adapterat me fuqi të lartë të ngarkimi të LG do të dalin në shitje në Australi, Evropë, dhe në Amerikën e Veriut rreth mesit të muajit. Çmimi nuk është deklaruar ende. (PCWorld Albanian)

LG lançoi një adapter të ngarkimit wireless me fuqi 15 vat
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)