LG i bashkohet Samsung-ut dhe Google me përditësime mujore të sigurisë

Publikuar më: 09-08-2015

LG_G3_v_Galaxy_s5_contentfullwidth

Ditët e fundit mësuam se Samsung dhe Google falë një bashkëpunimi më të ngushtë do të dërgonin përditësime mujore të sigurisë. Ky hap u ndërmorr pas zbulimit të dobësisë StageFright. Por mesaduket të tjerë prodhues po i bashkohen kësaj fushtae duke filluar që me LG-në.

Një zëdhënës i LG-së konfirmoi për Wired se kompania do të ofrojë përditësime mujore të sigurisë të cilat kompanitë mund tu dërgojnë përdoruesve menjëherë. Një punojës i Google gjithashtu e konfirmoi këtë më konferencën Black Hat 2015.

Ndërsa siguria po bëhet një shqetsim parësor, është e rëndësishme që prodhues të dërgojnë përditësime të sigurisë sa më shpesh që të jetë e mundur e jo të presin për një përditësim madhor të softuerit siç jemi mësuar me versionet e Android. Me këtë përdoruesit do të kenë një shqetsim më pak në jetët e tyre. (PCWorld Albanian)

LG i bashkohet Samsung-ut dhe Google me përditësime mujore të sigurisë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)