LG G5 do të karakterizohet nga një dizajn metalik të unfikuar dhe proçesor Snapdragon 820

Publikuar më: 10-12-2015

gsmarena_001Përgjatë 2015-tës LG solli në treg dy telefonë të rangut të lartë: G4 dhe V10. Me telefonin inteligjent G4, prodhuesi korean la shumë risi pa përfshirë të cilat konkurrentët i kishin adoptuar kohë më parë.

Mund të përmendin skanerin e shenjave të gishtërinjve apo dizajnin metalik të unifikuar. Këto dhe të tjera pritet të ndryshojnë me gjeneratën e ardhshme LG G5.LG G5 debuton në muajin Shkurt me dizajn metalik të unfikuar dhe proçesor Snapdragon 820

Një informacion vjen nga rrjeti social kinez Weibo ku është publikuar edhe një foto e LG G5. Sipas spekulimeve të reja, telefoni do të ketë ekran me madhësi 5.6 inç me rezolucion Quad HD.

Kapakët e pasëm të G4 do të zëvendësohen nga një dizajn metalik i unifikuar siç mund ta vëreni në foton e paraqitur. Në aspektin e fotografisë priten përmirësime, ku besohet se G5 do të karakterizohet nga një kamër 20-21 megapiksel me hapje f/1.2. Në pjesën frontale priet një kamër 8 megapiksel ndërsa ngelet e paqartë nëse LG do të implementojë teknologjinë e kamerave të V10 në këtë telefon.

Mbase risia më e pritur është skaneri i shenjave të gishtërinjve i cili nuk erdhi as me G4 e as G3. Burimi në fjalë pretendon se telefoni mund të paiset me një sensor të ngjashëm të Lumia 950.

Një tjetër ndryshim do të jetë proçesori. Ndryshe nga G4 ku LG përzgjodhi një proçesor dytësor për telefonin më të mirë të kompanisë, këtë herë proçesori i rezervuar do të jetë Qualcomm Snapdragon 820. (PCWorld Albanian)

LG G5 do të karakterizohet nga një dizajn metalik të unfikuar dhe proçesor Snapdragon 820
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)