LG G4S është një version me kosto më të ulët i smartfonit G4

Publikuar më: 10-07-2015

lg-g4-beatrange-shot-1LG prezantoi një alternativë me kosto më të ulët të LG G4. Duke qëndruar në një linjë me strategjinë e kaluar, LG tha se po ofron versione më të përballueshme për ata që nuk kanë aq buxhet për të blerë versionin premium.

“Binjaku” më i lirë i LG G4 do të quhet G4 Beat ndërsa në Europë dhe Rusi do të quhet G4S.

Normalisht versioni i G4 ka specifika të tilla si një ekran 5.5 inç me rezolucion 2560×1440, kamër 16 megapiksel, mbështetje për teknologjinë e ngarkimit të shpejtë, bateri 3000 mAh dhe proçesor Snapdragon 808. Nga ana tjetër G4 Beat ose G4S do të ketë ekran 5.2 inç IPS, bateri 2300 mAh dhe proçesor tetë bërthamësh Snapdragon 615.

Të tjerë smartfon të ngjashëm në kategorinë e Snapdragon 615 hynë HTC Desire 820, Oppo R5 dhe Huawei P8 Lite.

Por disa karakteristika të G4 Beat do të variojnë sipas tregjeve. Të tjera karakteristika të harduerit janë 8 GB hapësirë të dhënash dhe 1.5 GB RAM. Përmasat e paisjes janë 142.7 x 72.6 x 9.85 mm dhe peshon 139 gram. LG-ja nuk do të ofrojë një variant prej lëkure për G4 Beat(G4S). (PCWorld Albanian)

LG G4S është një version me kosto më të ulët i smartfonit G4
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)