LG G4C do të jetë versioni mini i G4 dhe do të dalë në shitje në Europë për 318 dollar

Publikuar më: 07-05-2015

lg-g4-hands-on-1-1-1280x851Pas lançimit të modelit G4, LG si gjithmonë do të sjellë një versioni “mini” me parametra mesatarë i cili do të quhet LG G4C. Aktualisht smartfoni më i mirë i kompanisë G4 po del në shitje në disa vende Europiane e ne kemi lajme të mira se edhe ky model mini nuk do të vonojë.

LG G4C normalisht që do të ketë një harduer më pak të fuqishëm krahasuar me G4. Ky smartfon do të karakterizohet nga një ekran 5 inç 720p IPS si dhe do të fuqizohet nga një proçesor Qualcomm Snapdragon 410 64Bit me fuqi 1.2 Ghz dhe 1 GB RAM.

Hapësira e brendshme për ruajtjen e të dhënave do të jetë vetëm 8 GB por mund ta shtoni falë mbështetjes për kartat microSD.

Smartfoni ka një kamër të pasme 8 Megapiksel dhe frontale 5 Megapiksel. Gjithashtu ofron mbështetje për HSPA+ dhe NFC. LG G4C do të ketë Android Lollipop 5.0 në bord dhe do të dalë në shitje fillimisht në Europë javën e parë të Qershor. (PCWorld Albanian)

 

LG G4C do të jetë versioni mini i G4 dhe do të dalë në shitje në Europë për 318 dollar
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)