LG G4 do jetë smartfoni i parë përveç linjës Nexus që do të kalojë në Android 6.0

Publikuar më: 15-10-2015

G4_Genuine_Leather-e1444886061916LG G4 do të jetë smartfoni i parë Android(përveç linjës Nexus) i cili do të kalojë në Marshmallow 6.0 duke filluar me Poloninë ndjekur nga shtetet të tjera Europiane javën e ardhshme.

“Duke punuar së afërmi me Google, LG ka arritur të sjellë Android 6.0 në G4 shumë përpara konkurrentëve tanë,” u shpreh zv presidenti dhe drejtori i departamentit të marketingut Chris Yie.

Më tepër sesa ofrimi i shpejtë i Android 6.0 tek LG G4, kjo iniciativë tregon përkushtimin e kompanisë korane ndaj konsumatorëve ekzistues në plan të parë. LG G4 është ai smartfoni i cili ka kapakët e pasëm prej lëkure dhe kamër me funksionalitete premium.

Marshmallow nuk është një përditësim madhor si Lollipop por sjell në qëndër të vëmendjes kontrollin e përdoruesit mbi produktin që zotëron. Mund të përmendim thjeshtimin e lejeve duke ofruar kontroll më të lartë mbi informacionin që aksesojnë aplikacionet. Gjithashtu funksionaliteti Doze ndalon disa shërbime në sfond gjatë kohës që telefoni nuk është në përdorim duke kursyer ndjeshëm jetëgjatësinë e baterisë. (PCWorld Albanian)

LG G4 do jetë smartfoni i parë përveç linjës Nexus që do të kalojë në Android 6.0
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)