LG G3 Pro: Phableti me proçesor Snapdragon 820 dhe 4 GB RAM

Publikuar më: 05-07-2015

gsmarena_001

Fati i LG G Pro 3 ka qenë i paqartë dhe kompania koreane e ka mbajtur peng këtë projekt në favor të LG G4 që debutoi pak muaj me parë. Por tani që smartfoni më i mirë i kompanisë është në shitje dhe po performon mjaft mirë, kompania po përqendrohet tek pasardhësi i G Pro 2.

Në informacionet më të fundit të publikuar, ky phablet i parametrave të lartë do të ketë një ekran 6 inç Quad HD. Nuk duhet të surprizoni as nëse merrni vesh se G Pro 3 mund të fuqizohet nga një proçesor Snapdragon 820 së bashku me 4GB RAM. Hapësira për ruajtjen e të dhënave nuk do të jetë e limituar në 32 GB por duke ofruar mbështetje për kartat microSD.

Burimet e këtyre informacioneve gjithashtu pretendojnë për një kamër frontale 20.7 megapiksel, sensor i ndërtuar nga Sony. Nuk do të mungojë as një kamër selfie që mund të jetë me sensor 8 megapiksel.

Smartfon me shumë gjasa do të jetë i pari me një sensor të shenjave të gishtërinjve ndërtuar nga LG. Kostoja e këtij phableti mund të shkojë në 790 dollar. (PCWorld Albanian)

LG G3 Pro: Phableti me proçesor Snapdragon 820 dhe 4 GB RAM
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)