LG do të zbulojë telefonin inteligjent G5 më 21 Shkurt

Publikuar më: 04-02-2016

1419578459LG-HQKongresi Mobil Botëror i cili do të mbahet në datat 22-25 Shkurt në Barcelonë nuk do të jetë vetëm shfaqja më e madhe e produkteve elektronike në Europë por do të jetë starti i një rivaliteti të gjatë mes Samsung, HTC dhe LG ku që të tre pritet të prezantojnë “arsenalin” e tyre më potent në zotërim.

Samsung e ka konfirmuar datën 21 Shkurt si ditën kur do të mbahet evenimentin “Galaxy Unpacked” dhe që do të kulmojmë me prezantimin e Galaxy S7-tës.

2Ndërkaq ditën e sotme në një cicërimë në rrjetin social Twitter, edhe LG ka konfirmuar po datën 21 Shkurt si dita kur do të zbulohet LG G5. Edhe pse nuk kemi asgjë zytare lidhur me pritshmëritë e LG G5, disa spekulime sugjerojnë një ekran 5.3 inç Quad HD dhe ekran dytësor ngjashëm me LG V10. (PCWorld Albanian)

LG do të zbulojë telefonin inteligjent G5 më 21 Shkurt
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)