LG anullon shitjet e Watch Urbane, orës inteligjente të parë me konektivitet celular LTE

Publikuar më: 21-11-2015

LG-Watch-Urbane-2nd-Edition-01-1024x769LG G Watch Urbane edicioni i dytë i orës inteligjente bëri bujë kur u prezantua zyrtarisht për vetë faktin se ishte e paisjur me konektivitet celular LTE. Supozohej se do të ishte ora e parë me LTE fuqizuar nga platforma Android Wear.

E papritura ka ndodhur tashmë. Sipas raporteve të shumta, ora inteligjente është tërhequr nga dyqanet e shitjes për shkak të një problemi harduerik. Nuk dihet se kur kjo orë do të dalë në shitje përsëri.

Sipas 9to5Google, shitjet e LG Watch Urbane 2 janë anulluar globalisht. Askush nuk e di nëse kjo orë do të rikthehet në treg më. Ora inteligjente ishte parashikuar të dilte në shitjet në SHBA dhe Korenë e Jugut që këtë muaj ndjekur nga Europa, Azia dhe të tjetër në Dhjetor.

Nuk është bërë publik asnjë detaj se ku konsiston problemi. Mbështetja për rrjetet celulare u prezantua nga Google në fillim të Nëntor. Mbase ishte shumë herë për një orë inteligjente me LTE dhe Android Wear. (PCWorld Albanian)

LG anullon shitjet e Watch Urbane, orës inteligjente të parë me konektivitet celular LTE
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)