Lenovo zbulon datën e lëshimit të tabletit Thinkpad 2

Publikuar më: 09-08-2012
Lenovo zbulon datën e lëshimit të tabletit Thinkpad 2

Prodhuesi kinez i kompjuterëve, Lenovo, ka lajmëruar që tableti i vet i parë me Windows 8 do të jetë në dispozicion në Shtetet e Bashkuara gjatë muajit tetor.

I zbuluar në qershor në Computex, tableti Thinkpad 2 ka një ekran të ndjeshëm prej 10.1 inçësh, peshon 600g dhe është i trashë 9.8mm.

Tableti i ri nga Lenovo është pasardhësi i tabletit Thinkpad, që doli në shitje para një viti, që kishte një procesor ARM dhe sistemin operativ Android 3.1 Honeycomb.

Produkti i dytë në seri do të udhëhiqet nga një procesor Atom i Intelit që e ka emrin kodues CloverTrail dhe do të përdor sistemin operativ Windows 8 Professional që është i përshtatur për ekranet e ndjeshëm në prekje. Sipas lëshimit gjatë ditës së djeshme nga Lenovo, ndërmarrja vendosi të kalojë në një çip x86 për tabletin e vet të ri për shkak të prapambetjes së vet në lidhje me përshtatshmërinë me programet ekzistuese të Windowsit.

ThinkpadTablet 2 do të vijë me 3G dhe për përdoruesit e Shteteve të Bashkuara, opsionet për lidhje 4G, e poashtu edhe një dock portativ të tastierës që mund të vendoset për të kthyer tabletin në stil të laptopit.

Veçoritë e tjera përfshijnë kamerën e përparme dhe të pasme, mundësinë për transmetim videosh me wireless dhe portet për USB dhe një HDMI ashtu që TV-të HD dhe gjërat e tjera si printerët të mund të lidhen me tabletin.

Tableti gjithashtu do të marrë si hyrje majë shkruese për veprime më të sakta për prekje, do të ketë një lexues për gishtërinj për siguri të shtuar dhe mund të menaxhohet nga distanca kështuqë, menaxherët e TI-së mund të kenë më tepër kontroll mbi llogaritë e tjera, thotë Lenovo.

Zëvendës kryetari i Lenovos dhe menaxheri i përgjithshëm i njësisë së biznesit ThinkPad, DilipBhatia, tha që ThinkPadTablet 2 synon të jetë “një zgjidhje e fuqishme për zyrë, shtëpi dhe udhëtim”, derisa ju ofron “ndërmarrjeve dhe menaxherëve të TI-së mbikëqyrjen që ata kanë nevojë për të ndihmuar në sigurimin dhe menaxhimin e rrjeteve dhe të dhënave të ndërmarrjes së tyre.”

Microsoft më parë zbuloi që lëshimi i Windows 8 do të bëhet më 26 tetor, kështuqë mund të themi se pikërisht kjo datë mund të jetë ajo kur bëhet lëshimi i tabletit të ri. Çmimi i këtij tableti ende nuk është bërë i ditur. (PCWorldAlbanian) 

Lenovo zbulon datën e lëshimit të tabletit Thinkpad 2
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)