Lenovo Yoga Book është një laptop 360 gradësh pa tastierë fizike

Publikuar më: 02-09-2016

25_Yoga_Book_Openflat_landscape-640x360Microsoft Courier ishte një projekt ambicioz që daton nga 2010-ta por edhe pse inovativ nuk gjeti asnjëherë mbështetjen e investitorëve të kompanisë. Produkti më i fundit i Lenovo, Yoga Book, merr rrugëtimin pikërisht aty ku e la Microsoft për të bindur industrinë se një laptop me dy ekrane mund të jetë një sukses.

Në esencë është një hibrid laptop-tablet por ka diçka që se keni parë më parë në këtë linjë produktesh. Një laptop normal Yoga karakterizohet nga një stil dizajni fizik prej libri me ekran dhe tastierën por Yoga Book ka një ekran dhe një tjetër ekran.

Hibridi shoqërohet nga një laps Stylus pa bateri dhe 2,048 pika presioni i aftë të gjurmojë edhe këndin e presionit. Lenovo thotë se tastiera virtuale, ekrani i dytë, është po aq e shpejtë dhe e saktë sa edhe një fizike.

03_Yoga_Book_Close-up_KB-800x450

Modeli i tastierës mbetet i njëjtë me një tastierë fizike, por butonat mund të zgjerohen në bazë nevojave tuaja. Për shembull, nëse keni tendencë që të shtypni poshtë butonit të hapësirës, ai do ti zgjerojë sensorët e prekjes për t’ju përshtatur juve. Lenovo tha se tastiera do të ketë një softuer që ta lejojë të përshtatet me tendencat e përdoruesit.

Yoga book fuqizohet nga një procesor Intel Atom X5-Z8550 shoqëruar nga 4GB RAM dhe 64GB memorje të brendshme. Ekrani origjinal ka një madhësi 10.1 inç dhe rezolucion 1920×1200. Yoga Book përmban një mori sensorësh të zakonshëm ku mund të përmendim akselerometër dhe sensor të dritës ambientit. Kamera e pasme ka një rezolucion 8 megapiksel ndërsa frontale 2 megapiksel. Konektiviteti përfshin Wi-Fi 2.4/5Ghz 802.11 a/b/g/n/ac dhe një model global LTE. I gjithë produkti peshon 690 gram.

Ashtu si harduerit, edhe softueri është i pazakonshëm. Yoga Book vjen me Windows 10 dhe do të kushtojë 549 dollar. Do të jetë i disponueshëm edhe me Android Marshmallow 6.0 dhe do të kushtojë 499 dollar. Me këtë të fundit Lenovo ka ndërtuar një ndërfaqe quajtur Book UI për të bërë më të lehtë fuksionimin me disa aplikacione në Android. (PCWorld Albanian)

Lenovo Yoga Book është një laptop 360 gradësh pa tastierë fizike
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)