Lenovo vret markën telefonëve Motorola

Publikuar më: 10-01-2016

Motorola_Logo-Lenovo-Company-930x727Lenovo po planifikon të largojë nga përdorimin markën Motorola duke filluar që nga ky vit, u shpreh një ekzekutiv i kompanisë gjatë konferencës CES në Las Vegas. Në vend të saj, prodhuesi kinez do të përdorë markën “Moto by Lenovo” për telefonët e rangut të lartë, tha Rich Osterloh.

Kjo lëvizjen vjen në kuadër të unifikimit të të gjitha produkteve të kompanisë në një markë të vetme. Telefonët e rangut të ulët do të mbajnë markën “Vibe by Lenovo”, ndërsa të dyja do të vijojnë të shiten në po ato tregje ku janë aktualisht.

Telefonët Lenovo janë gjerërisht të përdorur kryesisht në vendet aziatike ndërsa në 2015-tën u pa një ekspansion edhe në Europë kryesisht atë lindore. Marka amerikane Motorola ka qenë pjesë e disa prej telefonëve më të shquar në botën e teknologjisë ndër vite. Në 2012-tën kompania u ble nga Google ndërsa në 2014-tën përfundoi në duart e Lenovo për shkak të humbjeve financiare që po i shkaktonte gjigandit të motorit të kërkimit. (PCWorld Albanian)

Lenovo vret markën telefonëve Motorola
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)