Lenovo tërhiqet nga biznesi i telefonëve Windows Phone, dyshon tek Microsoft

Publikuar më: 06-10-2016

20160330_232410-100653364-largeJanë të shumtë skeptikët e platformës mobile të Microsoft, Windows 10 Mobile, dhe Lenovo është prej tyre. Kompania ka vendosur ti qëndrojë larg kësaj meseleje, të paktën ky është qëndrimi i menaxherit të lartë të Lenovo, Gianfranco Lanci i cili drejton divizionin e kompjuterave dhe paisjeve mobile.

Gjatë forumit Canalys mbajtur në Barcelonë të Spanjës, Lanci tha se kompania nuk ka në plan të shesë më telefonë Windows. “Nuk shoh ndonjë arsye pse duhet të prodhojmë telefonë Windows phone kur nuk e dimë nëse Microsoft do ti mbështesë në të ardhmen,” tha Lanci.

Qëndrimin e Lanci e ka pothuajse çdo kritik i Microsoft. Divizioni mobil i Microsoft ka përjetuar shkurtime të vazhdueshme të vendeve të punës nxitur nga mungesa e mbështetjes nga palët e treta.

Aktualisht i vetmi produkt i rëndësishëm me Windows 10 Mobile është telefoni inteligjent Elite X3. Përtej kësaj janë dy të tjeraë, NuAns Neo dhe Vaio Phone Biz ku që të dy shiten në Japoni. I pari tentoi të kapte audiencën globale me anë të një fushate në Kickstarter por pa sukses. (PCWorld Albanian)

Lenovo tërhiqet nga biznesi i telefonëve Windows Phone, dyshon tek Microsoft
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)