Lenovo solli në Kongresin Mobil Botëror dy hibridë dhe tabletin IdeaPad Miix 310

Publikuar më: 23-02-2016

495484-lenovo-ideapad-310Në Kongresin Mobil Botëror Lenovo kishte rezervuar disa supriza për adhuruesit e mobilitetit. Lenovo IdeaPad Miix 310 është një tablet me ekran 10.1 inç, proçesor Intel Atom X5-8300, 2GB RAM dhe 128 GB memorje të brendshme.

Kjo nuk është pak për një sistem që kushton vetëm 230 dollar. Një ekran opsional me rezolucion 1080p dhe 4G LTE do të ndikojnë në këtë çmim. Ky tablet del në shitje në muajin Qershor.

Por kjo nuk ishte e gjitha sepse Lenovo Yoga 710 me ekran 11 inç dhe 14 inç sjell më të mirën e mobilitetit dhe harduerit të fundit. Modeli 11 inç është më “ekonomik” dhe fuqizohet nga proçesor Intel Core M5 shoqëruar nga 8GB RAM. Ekrani bart një rezolucion 1080p ndërkaq memorja e brendshme përfaqësohet nga një disk solid me kapacitet 256 GB. Ky model do të kushtojë 499 dollar dhe del në shitje në Korrik.

495445-lenovo-yoga-710Modeli 14 inç gjithashtu sjell një ekran 1080p por me një ndryshim tek proçesori i cili do të fuqizohet nga gjenerata e gjashtë e Intel Core i7. Një Nvidia GeForce 940M do të jetë opsionale ndërsa RAM-i dhe memorja e brendshme janë një sinonim i atyre që gjenden tek modeli 11 inç. Ky model do të mbërrijë në Korrik me kosto fillestare 799 dollar.

495483-lenovo-flex-4E fundit dhe jo më i parëndësishmi është Lenovo Flex 4 i cili do të jetë i disponueshëm në dy variante bazuar në madhësinë e ekranit: 14 inç dhe 15 inç. Që të dy do të kenë ekran 1080p ndërsa proçesori do të variojë nga Intel Pentium gjer tek gjenerata e gjashtë e Intel Core i7. Specifikat e tjera të harduerit janë: 8GB RAM, 256 GB SSD ose 1TB HDD, AMD Radeon R5 M430 ose AMD Radeon R7 M460. Çmimi fillestar për modelin 14 inç është 599 dollar ndërsa për modelin 15 inç 699 dollar. Hibridët dalin në shitje në Qershor. (PCWorld Albanian)

Lenovo solli në Kongresin Mobil Botëror dy hibridë dhe tabletin IdeaPad Miix 310
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)