Lenovo sjell në treg tri modele të reja laptopësh me kosto të ulët

Publikuar më: 28-05-2015

ideapad-100-15Në 28 maj në Beijing, Lenovo do të mbaje eventin ‘Lenovo Tech World’, në të cilin do të shfaqë vizionin e kompanisë përsa i përket zhvillimit të teknologjisë kompjuterike në 5 vitet e ardhshme. Për përvec kësaj kompania ka dhe gjëra të reja për të prezantuar gjatë këtij eventi. Lenovo ka bërë publik disa nga detajet përsa i përket tri modeleve të rinj të laptopëve me kosto të ulët. Bëhet fjalë për Ideapad 100, Z41 14 inch dhe Z51 me kamera 3D. Lenovo shpreson që këto tri pajisje ti japin një shtysë produkteve të kompanisë në tregun botëror të kompjuterave.

Ideapad 100 ka një çmim duke filluar nga 249$. Është një pajisje cilësore e cila fare mirë mund të konkurojë Chromebook-un. Ideapad vjen në dy përmasa 14 dhe 15 inç me një rezolucion 1.366×768 piksel. Përsa i përket proçesorit, Lenovo zbulon se kjo pajisje do të fuqizohet nga proçesori Intel BayTrail-M N3540. Ideapad 100 do të ketë kapacitet 128GB SSD ose 500GB HDD dhe 8GB RAM. Kompania premton se kjo pajisje do të ketë 4 orë kohëzgjatje të baterisë. Për më tepër Ideapad 100 përmban një portë USB-je 2.0, USB 3.0, HDMI. Modeli 14-inç peshon 4.19 pound dhe është 0.8-inç i hollë ndërsa ai 15-inç peshon 2.2 kg dhe ka trashësi 0.89-inç.

Ndërkohë që modelet e një niveli më të lartë por në të njëjtën kohë të përballueshëm janë Z41 dhe Z51. Të dy versionet kanë një ekran Full HD 1080piksel dhe ofrojnë një gamë të gjerë opsionesh konfigurimi. Çmimi i tyre fillon nga 499$. Z41 dhe Z51 kanë një proçesor Core i7, 1TB kapacitet SSHD, 16GB RAM dhe GPU respektivisht AMD R7-M360 dhe AMD R9-M365.

Laptopi Z41 do të peshojë 2.08 kg dhe do të ketë përmasa 13.66x 9.8x 0.96 inç ndërkohë që Z51 do të ketë një peshë prej 2.2 kg dhe përmasa 15.12 x 10.43 x 0.97 inç. Ajo që bie në sy në versionin Z51 është prania e kamerës RealSense 3D e cila mund të përdoret për skanime 3D apo dhe për kontroll me anë të gjesteve. Por sigurisht që kamera 3D do ta rrisë cmimin e Z51 në 599$. Tri modelet e reja të laptopëve do të jenë të disponueshmë në muajin qershor, atëherë do të kemi një pamje më të qartë të këtyre produkteve të Lenovo. (PC World Albanian)

Lenovo sjell në treg tri modele të reja laptopësh me kosto të ulët
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)