Lenovo rifreskoi kompjuterat e punës me kosto të ulët, ThinkStation P410 dhe P510

Publikuar më: 14-06-2016

p510hero-100666307-largeLenovo ditën e sotme rifreskoi kompjuterat e punës ThinkStation P410 dhe P510. Që të dy kompjuterat përpiqen të sjellin sa më shumë performancë pa rënduar xhepat e konsumatorëve. P410 ka një kosto fillestar prej 1,049 dollarësh ndërsa P510 prej 1,399 dollarësh.

ThinkStation P410

Modeli P410 do të funksionojë me seritë Intel Xeon E5-1600 v4 të proçesorëve të cilët përmbajnë deri në 8 bërthama me frekuencë 3.7 Ghz. Intel Xeon E5-2600 v4 do të jetë gjithashtu një opsion i mundshëm. Kompjuteri i punës ka dy kanale PCIe X16 dhe ofron mbështetje për kartat grafike Nvidia Quadro M5000.

P410 mund të mbajë dy opsione memorjesh të brendshme. Kartat kanalet DIMM mbështetin RAM prej 8GB, 16GB ose 32GB në një total prej 128GB. P410 do të dalë në shitje me Windows 10 Professional ose Ubuntu Linux.p510_06-100666293-largeThinkStation P510

Këtij produkti Lenovo i referohet si “fuqia maksimale me një fole të vetme proçesori”. P510 gjithashtu ofron mbështetje për proçesorët Xeon E5-1600 ose Xeon E5-2600 me të njëjtën mbështetje për sistemet operative të P410-tës. Tek grafikat P510 ofron mbështetje për një gjeneratë më shumë, Nvidia Quadro M6000.

Kapaciteti i RAM-it gjithashtu do të ketë potencial për dyfishin e atij që ofron P410 deri në 256GB falë 8 kanaleve të memorjes. (PCWorld Albanian)

Lenovo rifreskoi kompjuterat e punës me kosto të ulët, ThinkStation P410 dhe P510
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)