Harduer

Lenovo prezanton laptopët ThinkPad P50 dhe P70 të fuqizuar nga proçesorët Intel Xeon

Aug 11 2015
0 Shpërndarje
Lenovo prezanton laptopët ThinkPad P50 dhe P70 të fuqizuar nga proçesorët Intel Xeon

pcw-lenovo-thinkpad-primary-100606620-large

Prodhuesi kinez Lenovo sapo ka prezantuar dy modele të reja laptopësh, ThinkPad P50 dhe P70 paisur me proçesorët Intel Xeon E3-1500M V5. Ky proçesor Xeon është i parë i këtij lloji që mbërrin në paisjet portative siç janë laptopët.

Familja e re e proçesorëve Xeon E3-1500M V5 është e bazuar në arkitekturën e re Skylake 14 nanometër.

Proçesorët Xeon kanë qenë pjesë e serverave dhe kompjuterave të sipërmarrjeve për një kohë të gjatë ku ishin vetëm këto dy sektorë që përfitonin nga performanca dhe funksionalitetet e sigurisë që ofronte kjo linjë.

Laptopët e rinj të Lenovo si modeli P70 me ekran 17 inç janë ndërtuar posaçërisht për profesionistët që janë pjesë e industrive të medias, zbavitjes apo edhe industrisë së resurseve natyrore. Proçesorët mbështetin një kapacitet memorje ECC deri në 64 GB DDR4.

Gjithashtu kompania kineze tha se modeli P50 është laptopi “Workstation” më i hollë i ndërtuar nga Lenovo i cili karakterizohet nga një ekran 15.6 inç Ultra HD 4K. Që të dy laptopët kanë karta grafike Nvidia Quadro.

“Jemi të emocionuar të sjellim trashigiminë, qëndrueshmërinë dhe performancën e proçesorëve Intel Xeon në laptopët “Workstation”. – tha zëvendës Presidenti dhe Menaxheri i përgjithshëm i divizionit të paisjeve mobile, Navin Shenoy.

Seritë e reja të laptopëve do të dalin në shitje në tre mujorin e fundit të vitit. Çmimet do të fillojnë nga 1599 dollar për modelin P50 deri në 1999 dollar për modelin P70. (PCWorld Albanian)

Tags >

lenovo
Lajmet e fundit>