Lenovo prezantoi telefonin e parë me vizionin e terminatorit inspiruar nga Projektit Tango

Publikuar më: 11-06-2016

2761Prodhuesi kinez i elektronikës Lenovo është i pari që po vë në jetë teknologjinë e Projekti Tango të Google në një telefon inteligjent. PHAB2 Pro ka të gjithë kamera, sensorët dhe softuerët e nevojshëm për të gjurmuar lëvizjet dhe prodhuar hartat 3D brenda një ndërtese apo hapësire të caktuar.

Teknologjia do ti vijë në ndihmë së shumti sistemeve të realitetit virtual të cilët mund të njohin objektet rreth përdoruesit dhe të shkruajnë informacion në kohë reale, një teknologji kjo e quajtur ndryshe “Pamja e një terminatori,” inspiruar nga filmi i 1984 me po të njëjtin titull.

Telefoni PHAB2 Pro me ekran 6.4 inç do të dali në shitje në Shtator për 499 dollar. Krahas tij Lenovo solli edhe telefonin modular Moto Z i cili zëvendëson Moto X si telefoni më i mirë i kompanisë. Ekrani i Phab 2 Pro do të ketë rezolucion Quad HD. Në brendësi do të gjendet një proçesor Snapdragon 625, 4GB RAM dhe bateri 4,000 mAh. (PCWorld Albanian)

Lenovo prezantoi telefonin e parë me vizionin e terminatorit inspiruar nga Projektit Tango
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)