Lenovo prezantoi dy desktopë kompaktë gati për realitetin virtual

Publikuar më: 17-08-2016

lenovo-ideacentre-aio-930x517Lenovo lançoi ditën e sotme dy kompjuter të rinj të cilët hyjnë në kategorinë e desktopëve të video lojërave të cilët mund të përballojnë edhe aplikacionet e realitetit virtual.

Lenovo IdeaCentre Y710 dhe Lenovo IdeaCentre AIO Y910 përmbajnë fuqi grafike të konsiderueshme dhe të mjaftueshme për paisjet e realitetit virtual si HTC Vive dhe Oculus Rift.

IdeaCentre Y710 dhe Y910 janë të lehtë për tu mbajtur kudo më vehte. Lenovo i ka krijuar me karakteristika dhe komponentë minimalë nxitur nga një anketë e cila zbulonte se 47% e adhuruesve të video lojërave preferojnë të luajnë jashtë kompjuterit të shtëpisë.

lenovo-y710-800x489

Y710 peshon 7.4 kilogram, ka një kartë grafike Nvidia GeoForce GTX 1080 dhe fuqizohet nga një procesor Intel Core i7 shoqëruar nga 32GB RAM. Funksionon me Windows 10 Home dhe përmban një sistem audio të integruar Dolby Audio dhe një hard disk 1 Terabajt.

Sistemi AIO Y910 vjen me një monitor 27 inç dhe një panel të pasëm që mund të hiqet për qasje të drejtpërdrejtë në komponentët kryesorë. Ekrani ka një frekuencë rifreskimi prej 144 Hz ndërsa konsumatorët do të mund të zgjedhin mes kartave grafike Nvidia GeForce 1080 dhe AMD Radeon RX 460.

IdeaCentre Y710 ka një çmim fillestar prej 1,300 dollar ndërsa AIO Y910 prej 1,800 dollar. (PCWorld Albanian)

Lenovo prezantoi dy desktopë kompaktë gati për realitetin virtual
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)