Lenovo pranë blerjes së biznesit të kompjuterave të Fujitsu

Publikuar më: 07-10-2016

palmsecure_0-100624550-largeMe të vërtetë biznesi i kompjuterave Lenovo po tkurret dita ditës por prodhuesi kinez prite të ndryshojë kursin e ngjarjeve. Konglomerati Japonez i teknologjisë Fujitsu shprehu interes për shitjen e biznesit të kompjuterave dhe Lenovo është një prej blerësve potencial tha kompania ditën e enjte.

Pjesë e një strategjie konsolidimi të aktiviteteve kyçe të kompanisë, Fujitsu shkëputi biznesin e kompjuterave si një entitet i pavarur dhe historikisht të tilla lëvizje kanë patur si synim shitjen.

Gjatë të Mërkurës mediat lokale thanë se kompania ishte në bisedime për shitjen e biznesit të kompjuterave tek gjigandi kinez Lenovo. Këto raportime bazohen në një njoftim zyrtar nga ana e Fujitsu.

Një nga shtëpitë e prodhimit të kompjuterave, Japonia është tërhequr bujshëm nga kjo industri dekadën e fundit. NEC hyri në një sipërmarrje të përbashkët me Lenovo përpara se të blihej nga ky i fundit në Korrik të 2011-tës. Sony shiti biznesin Vaio tek një firmë investimesh në 2014-tën.

Lenovo shkeli për herë të parë në skenën ndërkombëtare të teknologjisë kur bleu divizionin e kompjuterave të IBM për 1,75 miliard dollar në 2005-tën duke e dërguar në vendin e pestë në sektorin e prodhimit të kompjuterave. (PCWorld Albanian)

Lenovo pranë blerjes së biznesit të kompjuterave të Fujitsu
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)