Lenovo pasuron linjën e tabletëve Yoga me tri modele të reja të pajisur me projektor

Publikuar më: 03-09-2015

lenovo-yoga-tablet-100611805-largeDitën e parë të eventit IFA, Lenovo shpenzoi një pjesë të madhe të konferencës së saj për të prezantuar tri modelet e reja të linjës së tabletëve Yoga. E veçanta e këtyre tabletëve qëndron në faktin se janë të pajisura me një projektor. Ky koncept u prezantua për herë të parë nga Lenovo vitin që kaloi.

Modeli kryesor është Lenovo Yoga Tab 3 Pro i cili ka një ekran 10.1inç quad HD dhe një projektor që rrotullohet 180 gradë i cili do të jetë perfekt për të parë një film në ekranin e madh të dhomës tuaj të gjumit. Bateria premton 18 orë kohëzgjatje. Përsa i përket kamerave ajo frontale është 5MP ndërsa kryesorja 13 megapiksel. Modeli Pro fuqizohet nga një proçesor Atom X 5-Z8500 2.2GHz dhe me kapacitet memorie 32GB i cili mund të zgjerohet deri në 128GB përmes një karte memorie.

phab-plus_gray_hero_05-1-100611835-largeModeli Pro shoqërohet nga dy versione më të vegjël siç janë Yoga Tab 3 versioni 8 dhe 10inç. Dhe ata kanë një projektor 180 gradë, ofrojnë kohëzgjatje baterie 20 orë, mbështetje për LTE dhe mundësinë për të shkrepur një foto përmes gjesteve të dorës. Kasa e këtyre tabletave është e pajisur me një vrimë në pjesën anësore e cila i bën atë më praktike për tu varur diku gjatë një prezantimi.

yoga-tab-3-10-100611849-largeËshtë e rëndësishme të theksojmë se të tri modelet përdorin sistem operativ Android 5.1. Për më tepër ata janë të pajisur me teknologjinë ‘Any Pen’ e cila i lejon përdoruesit të përdorin dhe një objekt rrethanor si stilolaps dixhital në ekranin e tabletave. Softueri i tyre është gjithashtu i ndërthurur me disa komponentë të Lenovo, si qendra e lojrave, asistentin zanor dhe elementët e sigurisë McAfee. Kompania ende nuk ka dhënë informacion përsa i përket çmimit apo disponueshmërisë së këtyre tabletave. (PC World Albanian)

Lenovo pasuron linjën e tabletëve Yoga me tri modele të reja të pajisur me projektor
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)