Lenovo nxjerr në shitje laptopin e parë me ekran OLED, ThinkPad X1 Yoga

Publikuar më: 28-07-2016

06_thinkpad_x1_yoga_hero_shot_02_win_10_ministart_v03-100635629-largePas muajsh të tërë shtyrjeje, laptopi i parë me ekran OLED i Lenovo ka mbërritur më në fund. ThinkPad X1 Yoga me një ekran 14 inç OLED është një laptop i cili kushton 1,682 dollar amerikanë dhe fuqizohet nga proçesorët Intel Core i5 me arkitekturën Skylake.

ThinkPad X1 është laptopi me ekranin më të madh OLED në shitje. HP Spectre x360 dhe Dell Alienware 13 kanë ekran 13.3 inç OLED. Është e rëndësishme të citojmë se pothuajse të gjithë laptopët nga prodhues të ndryshëm me ekrane OLED kanë përjetuar vonesa të shumta për shkak të furnizimit dhe problemeve.

Gjithashtu ekranet OLED do të shfrytëzohen vetëm në laptopët e rangut të lartë, të paktën ky është qëndrimi i HP-së në përpjekje për të stabilizuar teknologjinë përpara se të ofrohet masivisht.

Ekrani i ThinkPad X1 ka një rezolucion 2560×1440 piksel, peshon 1.2 Kg dhe është 17 mm i trashë. Sipas Lenovo ka një jetëgjatësi baterie prej 11 orësh.

Të tjera karakteristika janë: 128GB disk solid, 8GB RAM, Wi-Fi të dyfishtë, kamër 720p, tre porta USB 3.0, një portë microSD, një mini portë ekrani dhe një portë HDMI. Laptopi mund të porositet online që në këtë moment ndërsa dërgesat fillojnë pas tre javësh. (PCWorld Albanian)

Lenovo nxjerr në shitje laptopin e parë me ekran OLED, ThinkPad X1 Yoga
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)