Lenovo Magic View, ora inteligjente me dy ekrane

Publikuar më: 29-05-2015

lenovomagicdisplayjt2Lenovo mendon se orët inteligjente të zakonshme që shfaqin vetëm njoftime në ekranin e tyre janë bërë paksa të mërzitshme. Për këtë kompania ka menduar të sjellë një koncept të ri në botën e orëve inteligjente. Por si i ka dhënë ajo zgjidhje këtij problemi? Magic View është ora inteligjente e lancuar nga Lenovo e cila përpos ekranit të zakonshëm që cdo orë ka, fsheh dhe një ekran të dytë në pjesën e rripit i cili në pamje të parë duhet vetëm si një zbukurim kozmetik por po ta afrosh pak më shumë në sy do të vini re se ai është një ekran.

Imazhi që do t’ju shfaqet në këtë pjesë do të jetë 20 herë më i madh se ekrani kryesor i orës. Për të ndërtuar këtë lloj ekrani ‘të padukshëm’ Lenovo deklaron se ka përdorur dukurinë e reflektimit optik. Ky ekran i dytë mund të përdoret për të naviguar në harta, për të parë imazhe madje dhe për të parë video. Një prototip i kësaj pajisje u prezantua në eventin Tech World të Lenovo i cili u mbajt në Beijing. Sipas Android Central kjo orë përdor një sistem operativ të bazuar në Android. Lenovo deklaron se ky ekran i dytë është dizenjuar për tu dhënë më shumë privatësi përdoruesve. Kompania nuk ka dhënë ndonjë detaj përsa i përket cmimit apo disponueshmërisë së këtij produkti në treg. Edhe pse këto detaje munguan, Magic View ka arritur të tërheqë vëmendjen e një publiku të gjerë për shkak të risisë që sjell. (PC World Albanian)

Lenovo Magic View, ora inteligjente me dy ekrane
1 vote, 5.00 avg. rating (92% score)