Lenovo braktis markën e saj të telefonëve në favor të Motorola

Publikuar më: 10-11-2016

motorola-796x398Një media aziatike raportoi se prodhuesi i shquar kinez i telefonëve, Lenovo, do të ndalojë së prodhuarit telefonë me markën e tyre për të adoptuar markën Moto që këtej e tutje.

Kompania bleu Motorola-n nga Google për $2.91 miliard në 2014. Kompania synonte integrimin e Motorola brenda Lenovo së bashku me markën e saj. Ndryshimi i ri vjen së bashku me riorganizimin e drejtimit të kompanisë.

Do të jetë interesante të shikojmë se si do të performojë marka Moto. Siç tha edhe Android Police, marka Moto bart një rrezik duke qenë identifikohet me telefonët e rangut të mesëm.

Lenovo prodhon varietet të gjerë pajisjesh e një prej tyre është edhe telefoni me teknologjinë e realitetit virtual të Projektit Tango të Google.

Motorola gjithashtu debutoi telefonin me përformancë të mesme, i gjithi prej metali Moto M, në Kinë herët këtë javë; ndërkohë që kompania nuk e ka zbuluar ende nëse do të shitet globalisht. (PCWorld Albanian)

Lenovo braktis markën e saj të telefonëve në favor të Motorola
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)