Lajmet

Legjislacioni i ri Europian për privatësinë rregulla të ashpra për Facebook dhe Google

Jan 10 2017
0 Shpërndarje
Shërbimet si WhatsApp, Facebook Messenger dhe Gmail do të përballen me rregulla të ashpra kundër gjurmimit të përdoruesve pas miratimit të një direktive për ePrivatësinë ditën e sotme nga Komisioni Europian. Legjislacioni i ri Europian për privatësinë rregulla të ashpra për Facebook dhe Google Photo Source: Reuters

Legjislacioni i ri do të forcojë të drejtat dhe privatësinë e qytetarëve Europian në shërbimet e komunikimit, e-mail-it dhe zanore të ofruara nga Facebook, Google dhe Microsoft.

Përgjimi, skanimi dhe ruajtja e përmbajtjeve të përdoruesve pa dijeni e tyre do të jetë rreptësisht e ndaluar vetëm nëse përdoruesit ka detyrime financiare apo ligjore. Kompanitë duhet të kërkojnë miratimin e tyre në mënyrë të drejtpërdrejtë në mënyrë që të përdorin të dhënat për reklamim.

“Propozimet tona do të risjellin besimin tek Tregu i Vetëm Dixhital që qytetarët tonë kanë nevojë. Ne duam të sigurojmë kofidencialitetin dhe privatësinë e komunikimeve elektronike,” tha zëvendës presidenti i iniciativës Tregu i Vetëm Dixhital Andrus Ansip.

Shumica e shërbimeve online fitojnë përmes reklamimit. Propozimet e Komisionit Europian aplikojnë disa rregullore për kompanitë në fjalë të cilat deri dje ishin të vlefshme vetëm për operatorët e telekomunikacionit.

Gjithashtu shfletuesit duhet të pyesin përdoruesit nëse duan të lejojnë uebsajtet të vendosin “cookie” në shfletuesit e tyre të përdorura gjerësisht për të dërguar reklama të shënjestruara.

Ligjet e reja të cilat pritet të hyjnë në fuqi në 2018-tën, duhet të marrin dritën jeshile nga Parlamenti Europian. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>