Latitude 12 Rugged: Tableti i Dell ndërtuar për tu përdorur në kushte ekstreme

Publikuar më: 21-07-2015

dell-latitude-rugged-2015-07-21-03Kompania Dell sapo ka pasuruar linjën e saj të tabletëve Rugged me një të ri i cili duket shumë i frikshëm në pamje të parë, kjo jo rastësisht sepse është dizenjuar posaçërisht për përdorim në një front lufte.

Bëhet fjalë për modelin Latitude 12 Rugged. Kompania e ka cilësuar atë si një pajisje ekstreme e cila është tepër rezistente dhe në kushte të vështira ku përfshihet pluhuri, rëra, uji, rënia, temperaturat ekstreme etj. Pra është një tablet perfekt për një bazë ushtarake, zonë emergjence, punë industriale por pse jo dhe për aventura.

Ekrani është ndërtuar në një mënyrë që mund të përdoret dhe me dorashka pune dhe në kushte të larta ndriçimi. Ai ka përmasa 11.6 inç dhe rezolucion 1366×768. Tableti është e pajisur me sensorë të shumtë për rregullimin e temperaturës. Përsa i përket harduerit, në bord gjendet një proçesor i gjeneratës së pestë Intel Core, ka sistem operativ Windows 8.1. Bateria zgjat deri në 12 orë dhe kapaciteti i të dhënave shkon deri në 512GB.

Për të qënë me praktik, kompania Dell ka ndërtuar dhe një tastjerë që i bashkangjitet tabletit e cila shoqërohet nga një ndërfaqe e veçantë. Por sa do të kushtojnë të gjitha këto? Dell ende nuk ka dhënë një çmim të saktë por me siguri shifra ka për të qënë e lartë. Për të pasur një ide ju themi se laptopi i linjës Rugged kushton 3.649 dollar. (PC World Albanian)

Latitude 12 Rugged: Tableti i Dell ndërtuar për tu përdorur në kushte ekstreme
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)