Larry Page replikon me përfaqësuesin e Oracle në gjykatë lidhur me çështjen Android

Publikuar më: 20-05-2016

Letters spell the word "Alphabet" as they are seen on a computer screen with a Google search page in this photo illustration taken in ParisReuters – Google nuk ka paguar për të përdorur softuerin e Oracle në miliona telefonë inteligjentë, por që kompania besonte se kjo pronë intelektuale ishte falas për tu përdorur nga të gjithë, u shpreh Larry Page shefi ekzekutiv i Alphabet në gjykatë ditën e Marte.

Gjatë një seance gjyqësore në një gjykatë federale të San Franciskos, Oracle, pretendon se sistemit operativ mobil i Google ka shkelur të drejtat autoriale të Java. Sipas Google përdorimi i Java duhet të jetë falas në rastin kur ndiqet një politikë e përdorimit të drejtë sipas ligjeve të pronësisë intelektuale.

Në 2012-tën beteja gjyqësore mes dy gjigandëve nuk përfundoi askund, dhe nëse gjykata aktuale vendos në favor të Oracle, Google me shumë gjasa do të detyrohet të paguajë 9 miliard dollar.

Kjo çështje është ndjekur me vëmendje të lartë nga zhvilluesit e softuerit të cilët i tremben se një fitore e Oracle do të shënonte startin e një sërë betejash të tjera gjyqësore ku në qendër të vëmendjes qëndron pronësia intelektuale e Java. Për investitorët dëmi që i shkaktohet Google është i përballueshëm nga kompania. Përfaqësuesi i Oracle, Peter Bick u drejtua Page duke e pyetur për rëndësinë e biznesit të Android dhe për disa dokumente të cilat tregonin miliarda dollar të ardhura.

“Po, e deklaroj se Android është shumë i rëndësishëm për Google,” u shpreh ai gjatë dëshmisë në gjykatë që zgjati afro 1 orë. Bicks më pas e pyeti Page nëse Google ka paguar për përdorimin e Java e cila është zhvilluar nga Sun Micro Systems në 1990 dhe u ble nga Oracle në 2010-tën.

“Besoj se kur Sun ndërtoi Java, ky i fundi ishte diçka me burim të hapur,” ishte përgjigjur Page.

Bicks e përsëriti pyetjen. “Ne nuk kemi paguar për gjëra falas,” u shpreh Page. (PCWorld Albanian)

Larry Page replikon me përfaqësuesin e Oracle në gjykatë lidhur me çështjen Android
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)