Harduer

Laptopi Ubuntu me ekran 4K dhe grafika Nvidia GTX 1070 i cili kushton 7,012 dollar

Nov 19 2016
0 Shpërndarje

feature_1280-08cd799698-100694510-largeDy javë më parë System76 lançoi një laptop të mrekullueshëm me sistem operativ Ubuntu ndërsa ditën e sotme kompania hodhi dritë mbi një tjetër laptop Linux, Oryx Pro.

Oryx Pro përmban disa veçori të cilat do ti gjeni zakonisht në disa prej laptopëve më të shpejtë Windows. Mund të jenë makineria më e mirë Linux për video lojërat. Ekrani 15.6 inç me rezolucion 4K mbështet nga karta grafike më e fundit e Nvidia, GeForce GTX 1070.

Kostoja fillestare këtij modeli është 1,987 dollar dhe vijon të rritet nëse kërkoni më shumë memorje apo hapësirë. Modeli më i shtrenjtë shkon deri në 7,012 dollar për një disk solid SSD prej 9 Terabajt.

Funksionon me Ubuntu 16.04 ose 16.10. Megjithatë ekziston një opsion kur mund të merrni një model me ekran 15.6 inç, Nvidia GTX 1060 me 1,499 dollar. Aktualisht kompjuterat Windows dominojnë botën e lojërave por tituj të ri pritet të vinë në Linux.

Oryx Pro mund të përdoret edhe për aplikacione inxhinierike dhe shkencore. Janë të shumtë ato profesionistë të tërbuar me përditësimet e ngadalta të Mac të cilët kanë kalua rnë Linux.

Disku solid i laptopit vjen me teknologjinë NVMe. Laptopi mbështet deri në 64GB RAM DDR4. Ka dy porta USB 3.1, tre porta USB 3.0, një lexus karte, një portë gigabit dhe një kartë rrjeti Wi-Fi 802.11ac. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>