Laptopi i parë i Xiaomi është një rival i vërtetë MacBook Air i cili kushton vetëm 540 dollar

Publikuar më: 27-07-2016

mi-notebook-air_02Prodhuesi i shquar kinez i telefonëve karakteristik Android të cilët dashurojnë stilin e Apple sapo ka prezantuar laptopin e parë i cili gjithashtu qëndron në të njëjtin linjë dizajni. Gjigandi kinez i teknologjisë sot mban një eveniment special të prezantimit të Redmi Pro dhe në të vërtetë u përballëm me një surprizë: Mi Notebook Air.

Laptopi vjen në dy madhësi, 13.3 inç dhe 12.5 inç, funksionon me sistemin operativ të Microsoft, ka ekran full HD, trup metalik, USB-C dhe dy porta USB 3.0. Pothuajse çdo aspekt i dizajnit i përgjan laptopëve të Apple madje edhe tastiera. Laptopi do të ketë një softuer të integruar quajtur “Xiaomi Sync” i cili do të sinkronizojë të dhënat mes telefonëve dhe Mi Notebook Air.

Çmimi fillestar do të jetë rreth 550 dollar për modelin 12.5 inç dhe 750 dollar për modelin 13.3 inç. Laptopo do të dalë në shitje më 2 Gusht në Kinë.

Në brendësi të tij gjendet një proçesor Intel Core i5 shoqërar nga 8GB RAM DDR4 dhe 256GB disk sloid. Për video lojërat Xiaomi ka dedikuar një kartë grafike Nvidia GeForce 940MX. Ky harduer tkurret paksa për modelin me kosto më të ulët  cili do të fuqizohet nga një proçesor Intel Core M3 shoqëruar nga 4GB RAM dhe grafika të integruara.

Prodhuesi kinez nuk i mungon guximi të krahasojë laptopin e saj me një MacBook Air të vërtetë. Xiaomi thotë se Mi NoteBook Air është 13% më i hollë.

Vitin e kaluar ishin të shumta spekulimet për një laptop Xiaomi i cili u materializua në një produkt fizik ditën e sotme. Për shumë konsumatorë kinez një laptop mund tu duket një produkt i panevojshëm ku audienca është e orientuar nga platformat mobile por kjo lëvizje më shumë vjen në ndihmë të ambicjeve të kompanisë për një prezencë në çdo paisje të ndërlidhur. (PCWorld Albanian)

Laptopi i parë i Xiaomi është një rival i vërtetë MacBook Air i cili kushton vetëm 540 dollar
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)