Laptopi EON17-SLX i Origin është gati të përdorë GPU dyshe

Publikuar më: 22-08-2012
Laptopi EON17-SLX i Origin është gati të përdorë GPU dyshe

Para se të pyesni, përgjigja është po, laptopi i ri i Origin EON 17-SLX, i cili ka mbështetje për dy GPU, ka aq shumë fuqi sa të përballojë lojën Crysis me thjeshtësinë më të madhe.

Edhe pa kartën grafike dyshe, EON17-SLX teorikisht duket një sistem shumë i fuqishëm, më një ekran 17.3 inç dhe rezolucion Full HD 1080p (1920x1080).

Çmimi fillestar është 1,882 dollarë, ku përfshihen gjithashtu një Intel Core i5 3320M, AMD Radeon HD 7970M, 4GB DDR3- 1333, 320GB hard disk, shkrues DVD 8X, audio 7.1 me teknologji THX TruStudio Pro, 802.11a/b/g/n Wi-Fi, Bluetooth, lexuesh kartash memorjeje, USB 3.0, tastiere me dritë të pasme, kamera 2MP dhe Windows 7 Home Premium 64-bit.

Mundësia e përditësimit është gjithmonë e pranueshme, por gjithsesi varet nga buxheti juaj.

Për shembull, mund të shikonit një herë EON17-SLX më një Intel Core i7 3920XM quad-core, 32GB RAM, dy SSD të konfiguruara në RAID O/1, si dhe dy Radeon HD 7970M ose GeForce GTX 680M në Crossfire (AMD) ose LSI (Nvidia). (PCWorld Albanian)

Laptopi EON17-SLX i Origin është gati të përdorë GPU dyshe
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)