Laptopët Toshiba do të përmbajnë një buton të dedikuar fizik për Cortana-n

Publikuar më: 13-06-2015

cortana-button-return-key-100590901-largeAsistenti dixhital Cortana do të jetë një nga prurjet më të rëndësishme në Windows 10 për desktopët. Por ajo që na habiti sot ishte një iniciativë e ndërmarrë nga Toshiba për të implementuar një buton fizik në tastierë posaçërisht për të aktivizuar Cortana-n.

Ky buton do të jetë pjesë e të gjithë kompjuterave prodhuar nga Toshiba me Windows 10. Ai do të lokalizohet në skajin e majtë të tastirë afër butonave të funksionit.

cortana-button-upper-left-4-3-100590899-large

Cortana hyri në botën e teknologjisë përmes platformës mobile, Windows Phone vitin e shkuar ku u pa të debutonte së bashku me Windows Phone 8.1 dhe telefonët Nokia Lumia 630, 635 dhe 930.

Me Windows 10, Cortana do të jetë edhe në kompjuterat dhe tabletët së bashku me smartfonët. Ideja e përfshirjes së një butoni posaçërisht për Cortana-n nga Toshiba është për të rritur interaktivitetin e përdoruesit kurdo me të. Nëse një përdorues dëshiron të përdor Cortana-n, i duhet të pozicionojë mausin mbi të dhe pastaj të klikojë “Listen”. Ndërsa një buton i dedikuar është më të vërtetë një ide e zgjuar, sepse përdorimi i këtij asistenti tashmë është një buton larg. (PCWorld Albanian)

Laptopët Toshiba do të përmbajnë një buton të dedikuar fizik për Cortana-n
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)