Landsat 8 përmirëson imazhet satelitore të Google Maps

Publikuar më: 28-06-2016

google-maps-1836141 miliard përdoruesit e shërbimit të hartave të Google së shpejti do të vënë re imazhe më të detajuara të sipërfaqes së planet pas implementimit të imazheve të fotografuara nga sateliti më i fundit i NASA-s.

Me fjalë të tjera Google thotë se imazhet e reja satelitore të Maps përmban 700 trilion piksela. Kompania njoftoi se këto imazhe janë të disponueshme në aplikacionet e përditësuara të Google Maps dhe Google Earth.

Imazhet më të qarta dhe më të detajuara vinë nga Landsat 8 të cilin NASA e hodhi të atmosferë në 2013-tën. Ky është sateliti më i ri i programit NASA Landsat.

7xygpeenyxjwl3xjtrvadxbwbpklpzjj71j5wlj6ieesmhixhkx2psbahvlx1u0s4q7ylnpaegxw-1f2eqt2zwe-ahdqbphp93xdky08qigmryjxflajti1jt7kfsssm-wbvs5Imazhet e Landsat 7
n7ndqwxhezcxzj38ah-06t4oiomk0j9ffn0wpigzoc9lav1guyhdzayazhhwtzeovf9f7ztek6oulryhhish7jkmnqyl0v8msxoveez-voq0z6mgu2yctslxye-ta5l3c6qqgnlImazhet e Landsat 8

Natyrisht që është disaherë më i fuqishëm sesa Landsat 7 i cili hyri në funksion në 1999 dhe ofronte imazhet satelitore për Google. Landsat 8 jo vetëm që lë mënjëanë retë por kap imazhe më të detajuara, me ngjyra më të pasura dhe rezolucion më të lartë sesa paraardhësi.

NASA thotë se Landsat 8 kap 725 imazhe çdo ditë krahasur me 438 që realizonte Landsat 7. Të kombinuar, dy satelitët rrisin shanset për të kapur imazhe të pastra pa re të sipërfaqes së tokës. (PCWorld Albanian)

Landsat 8 përmirëson imazhet satelitore të Google Maps
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)