Lançimi i Windows 10-tës teston kapacitetet e ISP-ve. Microsoft rezervon një bandwidth prej 40 Tbps

Publikuar më: 29-07-2015

99f5a06f-89f4-4569-a65b-d1c652b918f8-2060x1236Nuk ka asnjë dyshim se lançimi i Windows 10 është një test i vërtetë edhe për shumë ISP (Ofrues të internetit) në të gjithë botën. Gjithësesi, nga një postim në blog, Microsoft zbuloi edhe kapacitetet e saj të bandwith-it që do të ofrojnë sistemin operativ më të të fundit të Microsoft tek miliona përdorues në të gjithë botën.

Sipas një raporti të fundit, aktualisht po gjenerohet një trafik 10 Tbps nga nga serverat e Microsoft në shkarkimin e Windows 10-tës. Por Microsoft ka planifikuar më shumë se kaq.

Bazuar në burimet tona të informacionit, besohet se Microsoft ka rezervuar një kapacitet deri në 40 Tbps në rrjetet e saj të transmetimit të përmbajtjeve që quhen ndrysh CDN. Për ta vendosur në perspektivë, eventet më të mëdha live të Apple kanë arritur një sasi prej 8 Tbps në bandwidth. Të gjithë këto shifra tregojnë interesin e lartë për Windows 10-tën duke sinjalizuar një sukses së pakrahasueshëm. (PCWorld Albanian)

Lançimi i Windows 10-tës teston kapacitetet e ISP-ve. Microsoft rezervon një bandwidth prej 40 Tbps
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)