Lamtumirë aplikacioneve mobile Adobe Photoshop Touch. Rroftë Projekti Rigel

Publikuar më: 25-05-2015

 adobephotoshop-touch-1-100586847-primary.idge

Adobe po largon aplikacionet mobile të Photoshop Touch për iOs dhe Android në favor të një projekti të ri. Si pjesë e strategjisë së kompanisë për të sjellur funksionalitetet e editimit të desktop edhe në platformat mobile, Adobe njoftoi ditën e premte Projektin Rigel.

Versionet mobile për telefonët të Photoshop aktualisht janë të disponueshme për 5 dollar ndërsa për tabletët kushtojnë 10 dollar. Aplikacionet gjenden në App Store dhe Google Play Store. Por sipas kompanisë, këto aplikacione pas datës 28 Maj do të jetë e pamundur të blihen.

Gjithashtu nuk do të përditësohen dhe do të qëndrojnë funksionalë për sa kohë janë të instaluara në paisjet tuaja. Kompania me largimin e tyre sinjalizoi edhe përpjekjet e para për të shtyre drejt një të ardhmeje me potencial Projektin Rigel. Në një video, Adobe ka shfaqur një prototip të hershëm të Projektit Rigel.

Më shumë detaje rreth këtij kalimi do të mësojmë pas datës 28 Maj.(PCWorld Albanian)

Lamtumirë aplikacioneve mobile Adobe Photoshop Touch. Rroftë Projekti Rigel
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)