Interneti, kandidat për Çmimin Nobel
Edhe pse emrat e të nominuarve, komiteti i mban në fshehtësi, ndonjëherë vetë propozuesit e shpallin zgjedhjen e tyre.
Nominimi i Internetit është bërë nga versioni italian i revistës ‘Wired’ për ndihmën e dhënë në përparimin e “dialogut, debatit dhe konsensusit”. Ky nominim mbështetet edhe nga fituesi i çmimit Nobel për Paqen në 2003 Shirin Ebadi dhe themeluesi i projektit ‘laptopë 100 dollarë’, Nikolas Negroponte.
Kandidatët për çmimin prestigjioz mund të nominohen nga ish- laureatët, anëtarë të qeverive dhe profesorë të zgjedhur universiteti. Ndër të nominuarit e tjerë për çmimin janë aktivistja ruse për të drejtat e njeriut Svetlana Gannushkina dhe aktiviti kinez Liu Xiaobo. Lista finale e kandidatëve për çmimin u aprovua nga komiteti norvegjez i Nobelit, në takim vjetor të 9 marsit, ku 5 anëtarët e panelit i shtuan listës edhe nominimet e tyre.
Është ende e paqartë se kush do ta tërheqë çmimin nëse fiton Interneti. Organizata ‘Interneti për paqen’ deklaron se çmimi do të ishte “një Nobel për çdonjërin prej nesh”.
Numri i nominimeve të këtij viti tejkalon atë të një viti më parë që shënonte 205.
del.icio.us
Digg
Facebook
Publikoni komentin tuaj