Filloi Konferenca mbi Softuerin e lirë dhe të Hapur

image

Sot në ambientet e Fakultetit Teknik filloi konferenca vjetore mbi softuerin e lirë dhe të hapur, e cila është organizuar nga Asociacioni Kosovar për Softuer të Lirë dhe të Hapur (FLOSSK) dhe Universiteti i Prishtinës.

Me një pjesëmarrje mjaft të madhe të vizitorëve, sot në ora 9:00 filoi konferenca vjetore mbi softuerin e lirë dhe të hapur. Gjatë hapjes solemne në ambinetet e Fakultetit Teknik, të pranishmëve ju drejtuan përfaqësuesit e FLOSSK-s, zëvendësministri i Ministrisë së Energjisë dhe Minierave Blerim Rexha, dekanja e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike Prof. Asc. Myzafere Limani, Lule Ahmedi profesoresh në FIEK, si dhe themeluesi i FLOSSK-s, James Michael DuPont.

Në amfiteatrin e stërmbushur me vizitorë nga anembanë bota, dekanja e FIEK-ut (Fakulteti i Inxhinjerisë Elektrike dhe Kompjuterike) u uroi mirëseardhje të pranishmëve dhe shprehu kënaqësinë e saj në lidhje me bashkëpunimin e mbajtjes së konferencës. Zv.ministri Rexha, që gjithashtu mori fjalën, tregoi për punën e qeverisë së Kosovës në lidhje me formimin e e-qeverisjes, në të cilën në vazhdimësi është duke u punuar dhe përmes së cilës do të lehtësohet qasja në dokumente të ndryshme si dhe punësimi në sektorët përkatës qeveritar. Në anën tjetër, James Michael DuPont, që ishte mjaft i emocionuar në fjalimin e tij u shprehu mirësardhje vizitorëve dhe tregoi mbi përparësitë e të qenit i lirë në shfrytëzimin e softuerit me kod të hapur.

Pas kësaj në agjendën ditore që filloi prej orës 9:00 dhe e cila do të zgjasë deri në orën 17:45, vizitorëve u ofrua rasti që të përcjellin ligjiratat gjegjëse në lidhje me temat e ndryshme që në një mënyrë lidhen me përdorimin e softuerit të lirë dhe të hapur. Në orën 11:00 filluan ligjerimet për temat mbi implementimin e softuerit të lirë në qeveri, ku eksperiencën për këtë gjë e prezantoi përfaqësuesja nga Maqedonia nga perspektiva e komunitetit, Misa Popovikoj. Me këtë rast u tregua sesi Qeveria Maqedone ka implementuar nëpër kompjuterët e shkollave sistemin operativ Ubuntu dhe sesi janë sjellë përdoruesit me këtë gjë të re për ta.
Në një sallë tjetër po ashtu në të njëjtën koihë, James Michael DuPont ligjeroi për të drejtat autoriale dhe për gjërat që duhet të dini në epokën digjitale. Ai përmendi përparësit e të qenit përdorues i Softuerit të Lirë, me ç’rast ju nuk jeni përdorues i një softuer pirat që e shkarkoni prej internetit por ju thjeshtë përdorni diçka që mund të shkarkohet pa pagesë nga interneti dhe mund të përdoret, pa pasur nevojë të mendoheni nëse do të shkelni ligjin apo jo. James u ndal edhe në disa pika të kushtetutës ku edhe u citua neni mbi shkeljen e të drejtave autoriale, që është një fenomen i përditshëm në Kosovë, duke thënë se në çfarëdo momenti qeveria do të jetë në gjendje të ndryshojë këtë ligj dhe të ndërmarrë masa të rrepta për shkelësit e ligjit. “Në rast se përdorni softuer pirat dhe me vetëdëshir e kopjoni atë dhe e shpërndani tek miqt pa ju interesuar fare për ligjin, atëherë mos u quditni nëse një ditë do të trokit policia te dera dhe do të ju konfiskojë kompjuterin dhe do të ju fusë ju në burg” u shpreh DuPont.

Një prej pikave kyqe të ditës së sotme ishte edhe ligjerimi nga Giuseppe Maxia, Comunity Menager MySQL, që si temë kishte lirinë përtej produkteve me pagesë. Guiseppe Maxia, ishte i pranishëm qysh në vitin 1998 në Kosovë si shef i IT-s në OSBE deri sa misioni është dashur të evakuohet me rastin e eskalimit të dhunës në Kosovë. Pas përfundimit të luftës ai së bashku me OSBE-n u kthyen në Kosovë dhe filluan me implementimin e punës së tyre në ndihmë të zhvillimit të shtetit të ri. Z. Maxia, tregoi problemet e kësaj kompanie në lidhje me vendosjen një data baze të qëndrueshme, e cila në fillim ishte shumë e ngadalt dhe nuk mund të lidhej me qendrat tjera regjionale nëpër Kosovë. Ajo thjeshtë shërbente vetëm për komunikim me qendrën në Vienë. “Më vonë kërkuam që të shtojmë disa veçori dhe të përshpejtojmë data bazën, gjë që u miratua nga Viena, por të hollat duhej t’i suiguronim vetë dhe nuk arritëm të lëvizim ndonjë hap para. Më pas ne filluam përdorimin e softuerit të lirë dhe vendosëm një bazë të qëndrueshme dhe shumë më të shpejtë përmes MySQL, duke kursyer kështu shumë të holla dhe kohë” u shpreh Guisepee Maxia. Ai tregoi sesi mund të lehtësohen shumë punë në bizens përmes përdorimit të këtij lloji të softuerit, duke mos qenë i kufizuar vetëm në përdorimin e produkteve të gatshme nga kompanitë si Microsoft, të cilat ju servojnë vetëm atë që dëshirojnë. “Softueri i lirë është vërtetë i lirë dhe përmes tij ju tejkaloni barrierat e kufizimit. Këtu bëhet fjalë për personalizim të produtkeve dhe jo shfrytëzim të produkteve të gatshme që shpesh nuk ju ofrojnë atë që kërkoni”.

Gjatë ditës do të vazhdohet edhe me konferenca tjera në të cilat do të shtjellohen tema të ndryshme nga përfaqësues të shumtë të kategorive të ndryshme të ndërlidhura me sofuterin e lirë. Ndër të tjera do të mund të përcillni edhe tema si implementimi i Ubuntu dhe FLOSS në shkollat publike të Shqipërisë, zhvillimi i kodit të hapur, shoqëria civile media dhe ICT, zhvillimi i modeleve të hapura, krijimi i komuniteteve lokale, etj.

Konferenca do të vazhdojë edhe gjatë ditës së diel me të njëjtën orar prej orës 9:00 deri në 17:45, ku do të ofrohen edhe disa pika tjera interesante për vizitorët që do të kenë rastin të jenë të pranishëm në konferencë. Vlenë të theksohet se do të mund të ndiçni konferenca si: Kodi i Hapur në Qeveri nga Flavia Marzano (BE, Itali), ueb dizajn dhe zhvillim me kod të hapur, Implementimi i shtojcave në Mozilla Firefox, etj.

Subscribe to comments feed Komente (1 publikuar):

Genti me 2009-08-29 18:22:58
avatar
Bravo djemve te FLOSSK, shume mire ka qene konferenca.
Shpresoj se vitet e ardhshme do te jete edhe me mire.
Thumbs Up Thumbs Down
2

Publikoni komentin tuaj comment

  • email Dërgoje me email
  • print Print verzioni
  • Plain text Vetëm tekst
Tjera nga Lajmet
Lart
image
ONE vazhdon rrugën me donacionet e radhës nëpër Maqedoni
Operatori i Telekomunikimit në Maqedoni ONE, vazhdon me karvanin e madh humanitar në Strumicë dhe Shën Nikollë, me të cilin tetë qytete të Maqedonisë do ...
image
Operatori mobil Orange ka paraqitur në Britaninë e madhe standarde të reja për thirrje zanore
Operatori mobil Orange ka filluar thirrje telefonike HD në mbarë Mbretërinë e Bashkuar. ...
image
Lansohet logo.al
Agjencioni kreativ shqiptar Trokit ka lansuar në internet librarinë më gjithëpërfshirëse të logove të markave të ndryshme shqiptare anembanë botës në formatin vektorial, përkatësisht ueb ...
image
MAP promovon punësimin elektronik në Kosovë
Në ndërtesën e re të Qeverisë, Departamenti i e-Qeverisjes dhe Proceseve Administrative (DeQPA) në Ministrinë e Administratës Publike, gjatë ditës së djeshme ka promovuar promovimin ...
image
PCWorld Albanian sponsor medial për Konferencën e hakerëve në Budapest
Me 18 dhe 19 shtator të këtij viti në kryeqytetin e Hungarisë siç ju patëm njoftuar më parë, do të mbahet Hacktivity 2010, që është ...
image
Operatori i katërt i Shqipërisë premton ofrimin e shërbimeve brenda afatit
Operatori i katërt i telefonisë mobile në Shqipëri Plus Communication siguroi sot se do të respektojë të gjitha afatet për ofrimin e shërbimit. Burimet zyrtare ...
image
Albtelecom ofron mënyra të reja për faturim të konsumatorëve
Abonentët shqiptar të Albtelecom tashmë mund të informohen për faturat mujore më shpejt se kurrë. ...
image
Nënshkruhet kontrata me këshilltarin për privatizimin e PTK-së
Ministria e Ekonomisë dhe Financave, sot ka nënshkruar kontratën me kompaninë “Hunton and Williams LLP”, në partneritet me “Castilia Strategic Advisors” dhe “David Ross Group”, ...
image
Kërkohet pagesa në baza mujore për pakon Premium të IPKO-së
Megjithëse se ofertat për pakot e reja sportive të IPKO-së janë mirëpritur nga qytetarët e Kosovës, pasi me to janë paraqitur shumë befasi për ta ...
image
Detaje të reja rreth krimeve “Sim to Sim” në Kosovë
Gazeta Koha Ditore duke bërë publike të dhënat e një raporti konfidencial të Monaco Telecom International dhe të kompanisë “Polyconsiel”, e cila është ...
image
PTK “shkelë” privatësinë e konsumatorëve
Gazeta Koha Ditore ka bërë të ditur se detajet e thirrjeve të konsumatorëve të operatorit VALA janë në dispozicion të një kompanie britaniko-franceze, e cila ...
image
Bankat Kosovare ende të “paprekura” nga Nokia RH 1100
Këtë muhabet rreth këtij celulari legjendar që po shihni në imazhin e mësipërm e nisëm ne si PCWorld Albanian para më shumë se një muaji ...
image
Intel po zhvillon kompjuterë që lexojnë trurin
Për dallim prej kompjuterëve të tanishëm të kontrolluar nga truri, që kërkojnë nga përdoruesi të imagjinojë bërjen e lëvizje fizike për të kontrolluar një kursor ...
image
Operatorit të katërt mobil në Shqipëri nuk po i “dhez”
Telenovela e funksionimit të operatori të katërt mobil “Plus” në Shqipëri, në të cilin aksionar është edhe Post-Telekomi i Kosovës, ende nuk ka arritur në ...
image
Kosova do të monitorojë automjetet zyrtare me sisteme GPS nga Navirec
Kompania nga Estonia për sisteme GPS dhe monitoruese Navirec, ka fituar një tender shtetëror nga Republika e Kosovës, me ç’rast kjo kompani do t’i ofrojë ...
PoshtË
Etiketat
Vlereso këtë artikull
5.00