Lajmet kryesore Windows Mobile të javës: Evenimenti i Tetorit, telefoni Surface dhe ndërtimi 10512

Publikuar më: 23-08-2015

windows_phoneNë botën e Windows Phone këtë javë dëgjuam për një eveniment madhor të prezantimit të disa harduerëve në Tetor. Një telefon Surface është shumë pranë debutimit.

Evenimenti i Tetorit të Microsoft sjell dy telefonë të rinj Lumiaevent-150

ZDNet raportoi se një eveniment madhor po organizohet nga Microsoft në Tetor ku mund të shihet debutimi i një numri të konsiderueshëm harduerit. Përveç tabletëve Surface mund të prezantohen edhe dy telefon Lumia. Këto do të jen dy telefonët premium me Windows 10 të quajtur Cityman dhe Talkman.

Zbulohen detajet e telefonit Surface

Një telefon me brendin Surface mund të vijë vitin e ardhshëm dhe specifikat e harduerit janë bërë objekt spelimesh javën e shkuar. I quajtur Projekti “Juggernaut Alpha” ky telefon mendohet të debutojë nën emërtimin Surface Mobile. Telefoni mund të ketë një ekran 5.5 inç dhe proçesor Intel Atom.

Ndërtim i ri Windows 10 Mobile

Microsoft ka publikuar ndërtimin e radhës të Windows 10 Mobile dhe siç pritej ky përditësim surface-phone-150sjell rregullime gabimesh dhe përmirësim të performancës dhe stabilitetit. Ndërtimi 10512 gjithashtu do të rregullojë edhe problemin që shfaqej me aplikacionet e instaluara në kartën e memorjes. Për fat të keq, ndërtimi i ri vret funksionalitetit e shpërndarjes së interneti 3G/4G përmes Wireless njohur edhe si Mobile Hotspot. (PCWorld Albanian)

Lajmet kryesore Windows Mobile të javës: Evenimenti i Tetorit, telefoni Surface dhe ndërtimi 10512
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)