Lajmet kryesore Android të javës: Galaxy S2 Tab, Google Drive në Microsoft Office

Publikuar më: 26-07-2015

wordpress-com-news-wordpress-for-android-ui-update2

Galaxy S2 Tab në shitjegalaxy-s3-150

Samsung zbuloi gjeneratën e dytë të tabletëve më të mirë të kompanisë, Galaxy Tab S2. Do të jetë i disponueshëm në dy variante: 9.7 inç dhe 8 inç ku që të dy kanë një ekran Super AMOLED. Tabletët janë ofrohen edhe në version LTE dhe dy konfigurime memorje të brendshme.

Google Drive mbërrin në Microsoft Office

Google e bëri më të lehtë aksesin e shërbimit të saj cloud nga Microsoft Office duke ofruar integrim të Google Drive me suitës e Microsoft përmes një shtojce. drive-office-150Si rezutat përdoruesiit mund të hapin dhe editojnë dokumente të Word, Excel dhe PowerPoint nga aplikacionet Office dhe ti ruajnë atë në Google Drive.

Samsung dhe Apple shesin 1/3 e smarttfonëve të të gjithë botën

Apple mundet që të jetë kompania më fitimprurëse në tregun e smartfonëve por jo në shitje. Samsung është gjigandi i botës Android. Ndërsa kur kombinohen shitjet e Samsung së bashku me ato të Apple, i bie që të dy të zotërojnë 1/3 e shitjeve në të gjithë botën.

Google po u jep patentat Startup-evesamsung-apple-150

Në një përpjekje për të shmangur dëmin që u shkaktohet startupeve nga liçensimi i teknologjive, Google po ua ofron falas. Por ekzistojnë disa kushte në mënyrë që të jenë falas dhe njëri është: bashkëpunimi me Google në luftën e patemtave të kësaj të fundit. (PCWorld Albanian)

Lajmet kryesore Android të javës: Galaxy S2 Tab, Google Drive në Microsoft Office
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)