Lajmet kryesore Android të javës: Android Marshmallow, Galaxy Note 5 dhe BlackBerry Venice

Publikuar më: 23-08-2015

Google-AndroidKëtë javë në botën Android dëgjuam për Marshmallow dhe BlackBerry Venice i cili mund të jetë telefoni i parë i këtij lloji. Gjithashtu mësuam se telefonët me kosto të ulët Android po u kushtojnë vendet e punës punojësve.

Telefonët me kosto të ulët Android shkak largimesh nga puna

Lenovo, HTC, Microsoft dhe të tjerë prodhues madhor të smartfonëve kanë njoftuar shkurtim të vendeve të punës me 15,000 për shkak të rënies së shitjeve. Tregu shum konkurrues po e bën të vështirë për këto firma të kenë sadopak fitim përsa kohë janë kompani të tjera të cilat po ndërtojnë telefonë Android me kosto të ulët.

Android M është Marshmallow

Google zbuloi emërtimin e versionit të radhës të platformës më popullore mobile, Android M. Do të quhet Marshmallow dhe është pasues i KitKat dhe Lollipop. Mund të duket një vendim i cuditshëm sepse Marshmallow simbolizon diçka të dobët.

Telefoni Android i BlackBerry mund të debutojë në Nëntorblackberry-venice-150

Thuhet se BlackBerry do të ndërtojë një telefon Android i paisur me tastierë të rrëshqitshme ngjashëm trendin e modeleve të telefonëve të 2006-tës. Imazhet e paraqitura shfaqin këtë karakteristikë të tastierës. Edhe aplikacionet e Google mund të vihen re lehtësisht në ekran.

Galaxy Note 5: Smartfoni me ekranin më të mirë

note-5-150Ekspertët e ekraneve pranë DisplayMate kanë përcaktuar dhe arritur në përfundimin se Samsung Galaxy Note 5 është smartfoni me ekranin më të mirë që kanë testuar ndonjëherë. Samsung e ka përmirësuar ndjeshëm performancën e ekraneve OLED me Note 5-sën me një diferencë të jashzakonshme. (PCWorld Albanian)

Lajmet kryesore Android të javës: Android Marshmallow, Galaxy Note 5 dhe BlackBerry Venice
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)