Kyocera Digno Rafre, një telefon i cili mund të lahet së bashku me enët

Publikuar më: 04-12-2015

pic_wash01-482x315Dy vitet e fundit është shtuar ndjeshëm numri i telefonëve inteligjent rezistent ndaj ujit. Por a e imagjinoni të lani një telefon të tillë me sapun? Një kompani e njohur si Kyocera e ka bërë realitet një të gjë të tillë.

Ky telefon i disponueshëm në Japoni aktualisht është dizenjuar për tu rezistuar dëmtimeve dhe një dushi të ftohtë. Kjo kompani beson se çdo konsumator kërkon një telefon të cilin mund ta përdorin maksimalisht dhe pastaj ta pastrojnë si çdo tjetër.

Telefoni ka mbrojtje edhe ndaj ujit të ngrohtë. Dizajni i jashtëm është ndërtuar për ti rezistuar dëmit që vjen nga uji. Ekrani mund të përdoret edhe me duar të lagura. Pjesa e pasme e tij ka veti shëruese ndaj gërvishtjeve, një risi e cila është pjesë e telefonëve të fundit LG.

Ka 2GB RAM, 16 Gb memorje të brendshme dhe Android Lollipop 5.1. Kamera e pasme zotëron një sesnor 13 megapiksel ndërsa ajo frontale vetëm 2 megapiksel. (PCWorld Albanian)

Kyocera Digno Rafre, një telefon i cili mund të lahet së bashku me enët
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)