Ky prototip i Range Rover mund të komandohet nga një aplikacion

Publikuar më: 16-06-2015

gf8a2995Marka e njohur e makinave, Range Rover UK ka zhvilluar një sistem prototip në bazë të të cilit një Range Rover Sport mund të drejtohet pa një shofer, por përmes një aplikacioni në smartfon. Deri tani kemi parë aplikacione që kontrollojnë ndezjen e makinës, hapjen apo mbylljen e dyerve por drejtimi i saj duke përdorur smartfonin është dicka shumë më tepër komplekse. Aplikacioni e drejton në mënyrën më të mirë makinën dhe në terrene të vështira apo në vendparkime duke përcaktuar dhe shpejtësinë apo drejtimin që ajo duhet të marrë. Sigurisht që shpejtësia është e limituar në 4mph dhe smartfoni ku gjendet aplikacioni nuk duhet të jetë më shumë se 10 metra larg automjetit.

Kompania nuk mjaftohet me kaq por është shprehur se shumë shpejt do të shtojë dhe komandat zanore aplikacionit. Por duhet t’ju themi se deri tani jemi në fazën e një protipit dhe mos pretendoni të komandoni Range-in tuaj me ndonjë aplikacion të ngjashëm. Range Rover nuk zbuloi se kur kjo teknolologji mund të implementohet në njësitë e prodhuara për shitje. Një element kryesor i këtij sistemi komandimi padyshim që duhet të jetë siguria. Nuk mund të rrezikojmë që makinën tonë ta hakojë dikush dhe pse jo ta vjedhë në këtë mënyrë. (PC World Albanian)

Ky prototip i Range Rover mund të komandohet nga një aplikacion
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)