Ky është ndërtimi 10158 i Windows 10-tës për telefonët. Sistemi operativ një hap më afër kompletimit

Publikuar më: 08-07-2015

10158-windows-10-mobile

Ndërsa versioni desktop i Windows 10-tës po merr më shumë vëmendje ditët e fundit, pritet që pas datës 29 Korrik anëtarët të kanë punuar në zhvillimin e versionit desktop do të punojnë me versionet eksperimentale Windows 10 Mobile.

Windows 10 Mobile ndërtimi 10149 është më i fundit që u dërguar tek publiku ndërsa sot kemi siguruar disa foto të ndërtimi 10158 që mesa duket ka ndërmarrë një hap të madh drejt kompletimit të sistemit operativ.

10158-windows-10-mobile2

Çfarë ka të re në ndërtimin 10158 të Windows 10 Mobile?

     – Më i shpejtë sesa 10149

     – Është hequr etiketa “Beta” nga aplikacionit Store

     – Aplikacioni Store tani ka një ikonë transparente

     – Shfletuesi Microsoft Edge ka ikonë transparente

     – Aplikacioni i kontakteve ka një animacion të ri

     – Një version i ri i aplikacionit të portofolit dixhital “Wallet”

Për fat jo të mirë ky ndërtim nuk do të vijë tek anëtarët e programit Windows Insider. Por në vend të tij do të jetë një ndërtim 1016x i cili mund të sjellë më shumë përmirësime. (PCWorld Albanian)

Ky është ndërtimi 10158 i Windows 10-tës për telefonët. Sistemi operativ një hap më afër kompletimit
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)