Kurio Smart: Laptopi 2n1 200 dollarësh ndërtuar posaçërisht për fëmijët

Publikuar më: 22-09-2015

KD Interactive Kurio SmartFëmijët i dashurojnë tabletët. Një surprizë e re për to vjen nga Kurio, një prodhues biznesi i të cilit është tek ndërtimi i produkteve elektronike për fëmijët. Kjo kompani në të kaluarën ka ndërtuar tabletë Android posaçërisht për fëmijët dhe tani po jetëson trendin popullor të hibridëve 2n1.(një tablet i cili shndërrohet në laptop falë një tastiere portative)

Hibridi 200 dollarësh, të cilin kompania e quan si laptopi i parë 2n1 ndërtuar për fëmijët, ka ekran 9 inç, Windows 8.1 dhe tastierë portative magnetike. Fuqizohet nga një proçesor katër bërthamësh me arkitekturën Bay Trail Intel Atom Z3735G, 1 GB RAM dhe 32GB memorje të brendshme.

Ekrani ka rezolucion të kënaqshëm prej 1280×800 piksel. Pjesë të tjera harduerike janë Wi-Fi, Bluetooth, kamera 2 megapiksel të pasme, 0.3 megapiksel frontale. Më interesant është abonimi 1 vjeçar falas në Office 365 me 1 TB hapësirë cloud në OneDrive.

Windows 8.1 përmban disa aplikacione të cilat kufizojnë përmbajtjet që mund të shohë fëmija bazuar tek mosha. Kurio Smart është i disponushëm në ngjyrë blu dhe të bardhë ose rozë dhe të bardhë. (PCWorld Albanian)

Kurio Smart: Laptopi 2n1 200 dollarësh ndërtuar posaçërisht për fëmijët
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)