Kur e pamundura bëhet realitet: Google Drive bëhet pjesë e Microsoft Office

Publikuar më: 22-07-2015

gogle-drive-in-office-100597584-large

Nuk e prisnim ta arrinim këtë ditë ndonjëherë! Google Drive po vjen në Microsoft Office.

Një shtojcë e Google e cila është e disponueshme që nga dita e djeshme mund të lejojë hapjen, editimin dhe ruajtjen e dokumenteve të Microsoft Office në Google Drive. Por që nuk do të funksionojë me çdo version Office.

Çdo gjë është e thjeshtë. Mjafton të shkarkoni këtë shtojcë dhe papritmas së bashku me hapësirën e kompjuterit do të shfaqet edhe hapësira cloud e Google për ruajtjen e dokumenteve. Marrëveshje të ngjashme Microsoft ka arritur edhe me Dropbox dhe Box.

google-drive-in-office-error-100597588-large

Për një kohë të gjatë rivaliteti mes Microsoft dhe Google akoma nuk ka nxjerrë një fitimtarë. Nuk dihet nëse kurorën e mban Microsoft Office apo Google Apps. A ju erdhi fundit atyre ditëve të rivalitetit? Vështirë për tu thënë por që me këtë risi po shohim më shumë shpirt bashkëpunim në dobi të konsumatorëve.

Për fat jo të mirë, shtojcat nuk funksionon me versionet paraprake të Office 2016 e as me aplikacionet universale Office për Windows 10-tën. Gjithashtu shtojca funksionon vetëm me Office 2007, 2010 dhe 2013 duke lënë jasht Office 2003 që shumë përdorues akoma mund ta kenë të instaluar. (PCWorld Albanian)

Kur e pamundura bëhet realitet: Google Drive bëhet pjesë e Microsoft Office
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)