Kur e ka datëlindjen Google? Askush nuk e di

Publikuar më: 27-09-2016

695Çfarë përfaqëson imazhi i mësipërm për Google i cili u shfaq ditën e sotme në shfletuesit tanë? Gëzuar datëlindjen e 18 Google! Tani e tutje mund të votosh!

Edhe pse e gjithë kjo ngjarje rrethohet nga paqartësi së fundi kompania ka gjetur një konsensus. Data e 27 e Shtatorit është datëlindja e Google pavarësisht se nganjëherë e festonte në ditë të ndryshme.

Në 2005-ën Google e festoi më 26 Shtator. Në 2004-tën më 7 Shtator ndërsa në 2003 në 8 Shtator. Por kjo shkon më tutje sepse në 1997-tën e kishte festuar më 15 Shtator ndërsa në 1998 në 4 Shtator.

Duke pasur në konsideratë se qëllimi i Google është të organizuarit të informacionit dhe ofrimin e tij në formën më të lehtë, kjo puna e datëlindjes po shfaq shenja plakjeje për gjigandin e motorit të kërkimit. Për Google vlen shprehja: “Kur nuk di datëlindjen çfarë të presim më shumë nga ti.” (PCWorld Albanian)

Kur e ka datëlindjen Google? Askush nuk e di
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)